web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Korçë/ Kapet 21 vjeçari që vodhi një banesë

9 Tetor 2016, 11:05, Aktualitet CNA

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 21 vjeçar, i cili rezulton të ketë vjedhur orenditë e një shtëpie në qytetin e Korçës. Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin e  shtetasit Romeo Kosturi, 21 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga veprimet hetimore e proceduriale të kryera rezulton se ky shtetas është autor i vjedhjes të banesës së shtetases R.F, 40 vjeç, banuese në Korçë, në të cilën shtetasi i mësipërm më datë 07.10.2016, ka vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /Citynews.al

 

 





Lajmet e fundit nga