web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

MPB: Nuk ka raport sekret mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri/ Sajesa të qëllimshme

4 Tetor 2016, 13:44, Aktualitet CNA

Ministria e Brendshme përmes një deklarate për shtyp sqaron se nuk ekziston një raport secret mbi kultivimin e kanabisit në Shqipëri.

?Lidhur me lajmin e publikuar në median online ?360grade.al? e më pas rimarrë edhe nga portale të tjera, mbi egzistencën e një raporti sekret për kultivimin e drogës në Shqipëri, Ministria e Punëve të Brendshme bën me dije se ky lajm është tërësisht i pavërtetë. Ai që është cilësuar si raport sekret, është vetëm vazhdim i “dokumentave” të fabrikuara e të sajuara qëllimisht? për të shpifur e hedhur baltë mbi punën e Policisë.

Raporte të tilla të ngjashme të fabrikuara më herët edhe nga redaksi të tjera lajmesh, dalin përtej misionit të medias për informim të publikut, pasi tentojnë të kthehen në ?armë? me synim goditjen e policisë dhe punën e saj?, thuhet në deklaratën e MPB.

Më tej deklarata vijon: ?MPB deklaron me përgjegjësi edhe njëherë se një raport i tillë, botuar në median online, nuk ka egzistuar dhe nuk egziston.

Ministria e Punëve të Brendshme beson se qëllimi i fabrikimit të këtij lajmi, fsheh interesa personale, politike, por që në thelb mbeten interesa të paligjshme e kriminale.

MPB përsërit se rezultatet kundër drogës janë prova e vërtetë e vullnetit dhe punës së Policisë së Shtetit. Një tjetër provë e kësaj dëshmie, është besimi i palëkundur i partnerëve ndërkombëtarë.

Duke mbetur në dispozicion të medias për çdo informacion zyrtar që nevojitet për të përmbushur çdo standart për transparencë, MPB-ja i bën thirrje medias të verifikojë zyrtarisht informacionet përpara publikimit të tyre.? /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga