web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vlahutin: Mundësitë që Shqipëria të hapë negociatat këtë vjeshtë janë më të mëdha

26 Shtator 2016, 12:50, Aktualitet CNA

Ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë dhe klasës politike të reflektojnë mbi sfidat që i presin për hyrjen në BE. Ajo bëri me dije se rregullat nuk diskutohen, janë të njëjta për BE-në. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Integrimit në ditën e parë të shkollës verore europiane Vlahutin vuri theksin mbi mundësinë e marrjes së rekomandimit për hapjen e negociatave me BE.

?Vendimi për të ndërmarrë një ndryshim kaq historik, është një çështje thelbësisht identiteti. Duhet ta bëni për fëmijët tuaj dhe të ardhmen e tyre. Gjithashtu iu detyroheni prindërve tuaj, gjyshërve dhe mbi të gjitha, vetes tuaj. Mundësitë që Shqipëria të hapë negociatat këtë vjeshtë janë më të mëdha, dhe për këtë Këshilli Kombëtar filloi trajnimin e 37 aplikuesve të cilët do të negociojnë kapitujt për t?u anëtarësuar në BE?, nënvizoi ambasadorja e BE-së Vlahutin. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga