web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kastriot Myftaraj: Ambasadori i 10-të i SHBA-ve do arrestojë Berishën dhe Metën

26 Shtator 2016, 20:19, Aktualitet CNA

Analisti Kastriot Myftaraj në një koment te tij thekson se ambasadori i 10-të i SHBA-ve në Tiranë në rast se emerohet nga Hillari Klinton do vijë me mandatin e arrestit për Berishën dhe Metën.

Myftaraj shkruan, “Në Shqipëri, pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA kanë ardhur nëntë ambasadorë amerikanë, dhe gjatë kohës së tyre Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë qenë politikanë të lartë. Që nga i pari, William Ryerson te i fundit Donald Lu. Në kohën e Ryersonit, Berisha ishte kryetar i PD-së dhe më pas President i Republikës, ndërsa Meta ishte nënkryetar i PS-së dhe deputet. Ambasadori i dhjetë amerikan, i ardhur në Shqipëri pas vitit 1990, do t? i çojë në burg Berishën dhe Metën. Mandati i ambasadorit Lu përfundon në verën e vitit 2017. Pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm do të vijë ambasadori i ri, tmerri i Berishës dhe Metës. Cili do të jetë ai? Nëse do të jetë një emërim i Hillary Clinton, është e sigurt se do të vijë duke pasur në xhep urdhërin e arrestimit të Berishës dhe Metës“, perfundon Myftaraj.





Lajmet e fundit nga