web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ja kush u perplas me arme ne Shkoder

26 Shtator 2016, 19:46, Aktualitet CNA

Sot ne mbremje rreth orës 19:00  në fshatin Mali Kolaj në Velipojë ka pasur të shtëna me armë zjarri, njofton policia e Shkodres. Menjëherë në vendngjarje kanë mbritur shërbimet e Policisë që ka konstatuar se 3 shtetas kanë gjuajtur me armë zjarri në drejtim të një furgoni ku ndodhej pasagjer shtetasi K.N. Nuk ka të lënduar në njerëz. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar , shtetasit Kanto Vushmaqi (babai), Edmond Vushmaqi (i biri) si dhe vellai i Edmondit akoma i paidentifikuar. Policia raporton se janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.





Lajmet e fundit nga