Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Mbrëmja e sotshme mund të shndërrohet në një moment përcaktues për fushatën presidenciale në SHBA.
Debati i parë presidencial ndërmjet demokrates Hillary Clinton dhe republikanit Donald Trump vlerësohet se do të ndiqet nga 100 milionë amerikanë, të cilët do të jenë në gjendje për herë të parë të peshojnë kandidatët në një skenë përballë njëri-tjetrit.
Debati do të jetë me tepër rëndësi për të dy kandidatët, të cilët do të ndiqen me vëmendje jo vetëm për gjërat që do të thonë, por edhe për mënyrat se si do t?i thonë.
Cili do të jetë Donald Trump?
Debati do të jetë një moment kyç për zotin Trump, i cili gjatë javëve të fundit ka ngushtuar diferencën në sondazhe me zonjën Clinton, pjesërisht për arsye se e ka paraqitur veten më të disiplinuar se në të kaluarën. Ai gjithashtu është përqëndruar më shumë tek tematika e tij qendrore.
?Do ta bëjmë Amerikën sërish të fortë. Do ta bëjmë Amerikën sërish të sigurtë dhe madhështore!?, u tha zoti Trump mbështetësve të tij të mbledhur në një tubim në Fort Myers, në Florida, një shtet i rëndësishëm ku ai ka rezultuar i barabartë me zonjën Clinton gjatë sondazheve të fundit.
Nga ana e saj, zonja Clinton synon që gjatë debatit të sigurojë mbështetësit e saj dhe të promovojë mesazhin për ndërtimin e një ekonomie më gjithëpërfshirëse. Ajo u shpreh gjatë një tubimi në Orlando, të Floridës, se ?ne kemi të gjithë vlerë. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vendin më të mirë në botë, ne besojmë se të gjithë lindin të barabartë!?.
Rritet vëmendja ndërsa sondazhet po tregojnë rezultate të afërta
Nga tre debatet presidenciale, debati i parë është tradicionalisht më i ndjekuri, dhe po zhvillohet në një moment kritik, thotë Matthew Dallek i Universitetit ?George Washington?. ?Tashmë rezultatet janë shumë më të barabarta se ç?pritej, kështu që debati ka peshë më të madhe për të dy kandidatët?, thotë ai.
Debatet televizive presidenciale filluan në vitin 1960, me një debat ndërmjet Richard Nixon dhe John Kennedy. Që nga ajo kohë, debatet televizive kanë ndikuar në disa gara presidenciale. ?Në një vit normal, debatet janë mënyra e vetme për ta ndryshuar garën pas mbarimit të konventave të partive. Është momenti kur numri më i madh i njerëzve ndjekin garën nëpërmjet mediave,? thotë profesori për qeverisjen në Universitetin ?George Mason?, Jeremy Mayer.
Sa po përgatiten?
Zoti Trump dhe zonja Clinton duket se po përgatiten në mënyra të ndryshme për debatin. Zonja Clinton mendohet se i ka kushtuar më shumë energji përgatitjes për debatin, duke u përballur madje me persona në rolin e zotit Trump.
Ndërsa nga kampi i kandidatit republikan mësohet se puna e tij përgatitore ka qenë më pak intensive. Ai vetë madje shpotiti zonjën Clinton gjatë një tubimi në Pennsylvania, duke u shprehur se: ?disa thonë se po përgatitet për debatin; të tjerë thonë se ajo po fle gjumë?.
Demokratët shpresojnë se kandidati republikan do të shfaqet i pakujdesshëm në debat dhe në përputhje me paraqitjen e tij gjatë debateve paraprake republikane. Por, duket se stafi i ri i fushatës së zotit Trump ka patur sukses në ruajtjen e përqëndrimit të tij dhe në shmangien e kryerjes së sulmeve personale.
Një tjetër audiencë
Të dy kandidatët u paraqitën mirë gjatë debateve paraprake të partive të tyre. Një mendim ekziston se zoti Trump fitoi nominimin republikan duke e shfrytëzuar në maksimum mundësinë dhe duke sulmuar rivalët Jeb Bush, Marco Rubio dhe Ted Cruz.
Por, zoti Trump do të jetë përpara një audience tjetër gjatë debateve me zonjën Clinton. Ai do të mundohet të përmirësojë imazhin e tij me votuesit e moderuar republikanë dhe të pavendosurit, të cilët nuk do të fitoheshin nëpërmjet llojit të sulmeve partiake që ai përdori gjatë debateve paraprake.
Zonja Clinton do të ndërtojë mbi eksperiencën e saj të mëparshme gjatë debatit paraprak me rivalin kryesor, Senatorin Bernie Sanders. Zonja Clinton ia doli mbanë përgjithësisht të ruante staturën gjatë debateve me zotin Sanders dhe madje e vendosi atë shpesh në pozita mbrojtëse, duke ngritur pikëpyetje mbi prakticitetin e disa prej propozimeve të tij.
Por, zonja Clinton përballet gjithashtu me sfida. Anketimet tregojnë se shumica e votuesve nuk i besojnë. Mënyra e debatueshme se si ajo menaxhoi çështjen e serverit të email-it të saj privat gjatë periudhës që ishte Sekretare Shteti vazhdon ta ndjekë atë edhe gjatë këtyre javëve të fundit parazgjedhore.
Natyra e paparashikueshme e zotit Trump përbën gjithashtu një sfidë për zonjën Clinton, ndërsa ajo përgatitet për debatin, thotë profesori Stephen Wayne, i Universitetit ?Georgetown?. ?Çështja është se Donald Trump nuk është aq i disiplinuar si Hillary Clinton. Nëse e prek në diçka personale, ai ka tendencën të reagojë në mënyrë personale.?
Mundësi dhe rreziqe
Të dy konkurrentët vuajnë prej një mospëlqimi të lartë nga votuesit dhe debatet ofrojnë mundësi të reja, por edhe rreziqe. Zoti Meyer thotë se ?debati mund t?u ofrojë kandidatëve një shans të dytë për të krijuar një tjetër përshtypje, ose për të çimentuar përshtypjen negative?.
Gjatë viteve të fundit, debatet presidenciale nuk kanë patur ndikimin e zgjedhjeve të mëparshme. Profesori Wayne thotë se: ?Mund të na kujtohen dy debate të rëndësishme në historinë amerikane: debati i vitit 1960, ndërmjet demokratit John Kennedy dhe republikanit Richard Nixon; si dhe ai i vitit 1976, ndërmjet republikanit Gerald Ford dhe demokratit Jimmy Carter. Në të dyja këto debate u bënë gabime dhe paraqitjet nuk ishin të duhurat, duke ndikuar për rrjedhojë në rezultatin e zgjedhjeve.?
Do të ketë gjithsej tre debate presidenciale, si dhe një përballje ndërmjet dy kandidatëve për zëvendëspresident, demokratit Tim Kaine dhe republikanit Mike Pence./VOA
Këngëtarja Zanfina Ismaili, ka postuar në Instagram një foto...
Luana Vjollca si rrallëherë, tani nuk ka postuar një foto se...
Masakra ne pyje nuk ndalet. Qeveria ka deklaruar moratorium,...
“Prokurori i Përgjithshëm i Republikës është kërcënuar direk...
Policia e Tiranës arrestoi sot shtetasit Astrit Meda, 58 vj...
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate për media...
Kërcënimi ndaj Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ...
Policia e Tiranës, ka vënë në pranga shtetasin Agron Çaushi...
Sheshi Skënderbej nuk do jetë thjesht një pllakë betoni përp...
Reforma në drejtësi dhe lufta kundër trafiqeve të drogës, kr...
Shtyhet votimi i paketës së ligjeve për reformën në drejtësi...
Vazhdojnë ndryshimet në institucione të rëndësishme të admin...
Ish-kryeministri Sali Berisha ne nje postim ne rrjetet socia...
Pronarët e ish-merkatos së Fierit, kundërshtojnë aksionin që...
Një shqiptar 21 vjeçar është arrestuar nga Policia italiane ...
Një 33 vjeçar nga Pogradeci ka ushtruar dhunë fizike ndaj vë...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga shtetasin Forcim Lita, 2...
64 mijë firma qytetarësh bënë anullimin e ligjit për importi...
Gjykata e Tiranës ka urdhëruar sot lirimin e Vladimir Gjutës...
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri deklaron se do të vendos...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...