web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të rinjtë tregojnë se për çfarë e përdorin internetin

25 Shtator 2016, 14:34, Aktualitet CNA

Interneti tashmë është bërë një nga mjetet më të fuqishme të komunikimit në botë. Të rinjtë nga Kosova, si në shumë vende të ndryshme të botës, janë përdorues të internetit në masë të madhe.

Përpos rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Instagram, Snap-chat, të rinjtë thonë se përdorin edhe Wikipedia, Google, ku mund të marrin informacionet që iu nevojiten.

Për rubrikën e përjavshme ?VOX?, të Radios Evropa e Lirë, disa nga të rinjtë e anketuar në Kosovë, thonë se në të shumtën e rasteve klikojnë Facebook-un për qëllime profesionale, komunikim, por edhe për të marrë informacione rreth shokëve të tyre.

Komunikimi në ?chat?, sipas tyre, u ka mundësuar të krijojnë grupe, ku kryesisht marrin informacionet që u duhen, qoftë për fakultet, orare të provimeve e të ngjashme.

Enkelejda Bujupaj, studente në Fakultetin e Edukimit, thotë se një pjesë të konsiderueshme të kohës e kalon në internet.

?E përdori Facebook-un, Instagram-in, por unë e përdori edhe për marrje të informacioneve. Unë kam edhe grupe me shokë të fakultetit, e që janë të mbyllura. Aty informohemi rreth orareve të mësimit në fakultet, provimeve etj?, tregon Enkelejda.

Haris Haraqija, student i Dizajnit grafik dhe multimedia, konsideron se pa internet është e pamundur t?i marrë informacionet e shpejta, ashtu siç edhe i nevojiten:

?I përdori shumë rrjetet sociale. Komunikojmë mes vete, i shprehim mendimet nëpër statuse. E përdori për punë, për fakultet për gjithçka. Informohemi më shumë se me gjithçka tjetër përreth?.

Ndërkaq, Erna Gjinolli, studente e Kimisë inxhinierike, internetin kryesisht e përdor si burim informatash, e më pak rrjetet sociale.

??Rrjetin social e përdori shumë. Facebook-un pak më shumë, derisa internetin e përdori si burim për me marrë informata kryesisht që më duhen për studime. Internetin e përdori edhe me pa filma, dëgjoj muzikë, e për vepra të ndryshme arti, për gjithçka?, tregon Erna.

Valdrin Ademaj, student në Fakultetit Ekonomik thotë se tashmë pa internet nuk mund ta paramendojë as jetën, pasi që është më se i nevojshëm, qoftë për komunikim, apo për marrje të shpejtë të informacionit.

?I përdori shumë(rrjetet sociale), pasi mendoj se është paraqitur nevoja për internet. Më shumë rri në Facebook, ku marr informata rreth fakultetit, por edhe nëpër portale informohem. Edhe Wikipedian e përdori, shkarkoj edhe skripta që më duhen?, thotë Valdrini. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga