web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria e fundit në rajon për inovacion/ Kosova s’përmendet fare

25 Shtator 2016, 14:27, Aktualitet CNA

Në listën e vendeve me inovacion më të zhvilluar në botë, Sllovenia është radhitur në nivel më të lartë në rajon, Shqipëria në vendin e 92-të ndërsa Kosova nuk renditet fare.

Projekti i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, Universitetit Cornell dhe shkollës së biznesit ?Insead?, rendit pas Sllovenisë, e cila këtë vit mori pozicionin e lartë, 32, Kroacinë në të 47-tën, Mali i Zi në të 51-n, Maqedonia në 58-ën, Serbia në 65-ën, Bosnja e Hercegovina në 87-ën, transmeton Koha.net.

Siç mund të kuptojmë, Shqipëria renditet shumë më poshtë dhe  Kosova nuk gjendet fare në këtë listë të vendeve me inovacion më të zhvilluar, madje s?figuron as në hartën e përpiluar nga institucionet e sipërpërmendura.

Në mesin e 128 vendeve në Indeksin Global të Inovacionit të këtij viti, dominojnë dukshëm vendet e Evropës, ku e para është Zvicra, e dyta Suedia dhe e treta Britania e Madhe.

Në formimin e kësaj liste janë marrë parasysh disa fusha, të tilla si zhvillimi i infrastrukturës, stabiliteti i institucioneve, sofistikimi i tregut dhe bizneseve, prodhimet kreative dhe hulumtimet. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga