web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Policia cilëson deklaratën e KMDLNJ-së joprofesionale

20 Shtator 2016, 15:15, Kosova & Bota CNA

Policia e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së KMDLNJ-së, ku thoshte se ?dëbimi masiv është shkelje e të drejtave të njeriut… përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme?.

Policia këtë e ka konsideruar si deklaratë joprofesionale dhe të pa definuar, transmeton Koha.net.

?Lidhur me reagimin e (KMDLNJ-së) Këshillit për mbrojtje të të drejtave dhe lirive njerëzore, ku ndër të tjera në mënyrë jo të duhur thuhet : ?përdorimi i forcës së tepruar nga ana e Policisë së Kosovës dhe nga ana e banorëve ka qenë e panevojshme? paraqet një deklaratë jo profesionale dhe të pa definuar qartë. Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saj i ndërmerr duke u bazuar në ligje të aplikueshme dhe sipas procedurave standarde të operimit, gjithnjë duke pas parasysh të drejtat njerëzore?, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës, që më tej flet për forcën e përdorur.

?Policia në asnjë rast nuk ka përdorë forcë të tepruar, por të gjitha veprimet për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe garantimin e sigurisë së zyrtarëve kompetent për realizimin e vendimeve të autoriteteve kanë qenë të domosdoshme dhe proporcionale për të arritur objektivat ligjore?, sqarohet Policia e Kosovës. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga