web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilustruesja me prejardhje nga Kosova zbërthen botën e çuditshme

18 Shtator 2016, 14:32, Kosova & Bota CNA

Një grup të rinjsh shihet në ?orbitën? e pikturuar me ngjyrë të kaltër të çelur, derisa shikimet e tyre janë orientuar kah sipërfaqja me ngjyrë të zezë.

Mbi të vërehet një gojë e madhe, gjysmë e hapur. Ilustrimi i një teksti të publikuar në gazetën prestigjioze amerikane ?The New York Times? është realizuar nga një vajzë me prejardhje nga Kosova, shkruan sot ?Koha Ditore?. ?Arta Ajeti/Parsons School of Design? është shkruar në fotolegjendë.

Vepra e Ajetit shoqëron tekstin me autore Sophie Downes, me titull ?Trigger Warning, Safe Spaces and Free Speech Too? (Paralajmërime për pamje shqetësuese, hapësira të sigurta dhe liri të shprehjes gjithashtu).

I publikuar në NYT artikulli është i pari i serisë që vjen nga profesorët, studentët dhe administratorët e edukimit në New York. Vepra e Arta Ajetit, e cila është lindur në Londër dhe studion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është e para e publikuar në kuadër të kësaj serie. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga