web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Në vënien e gurthemelit të kishës pa leje në hapësirën e UP-së ishte edhe Arkani

18 Shtator 2016, 14:02, Kosova & Bota CNA

Kishës ortodokse serbe në kampusin e Universitetit të Prishtinës, e ashtuquajtur Kisha e Krishtit Shpëtimtar, gurthemeli iu vu më 5 dhjetor 1992. Atëherë në Kosovë funksiononte vetëm pushteti okupues serb, ndërsa shqiptarët, me përjashtim të atyre që i shërbenin atij regjimi, ishin dëbuar nga puna dhe nuk kishin kurrfarë force ndikimi. I okupuar nga regjimi i Millosheviqit ishte edhe Universiteti i Prishtinës.

Atë ditë dimri, përveç gjithë kreut të Kishës tradicionalisht shoviniste dhe antishqiptare serbe, në Prishtinë kishte zbarkuar edhe kryekrimineli që i komandonte paramilitarët e quajtur ?Tigrat?, Zheljko Razhnatoviq ? Arkan. Ai merrte pjesë në gurthemelin e kishës, që do të përfundonte vetëm shtatë vjet më pas, transmeton Koha.net.

Shumë klerikë fetarë ortodoksë serbë, serbë të Kosovës dhe të ardhur merrnin pjesë në fillimin e ndërtimit të kësaj kishe me prapavijë jo fetare por nacionaliste e shoviniste, në kampusin e Universitetit të Prishtinës, në kohën kur universiteti nuk kishte asnjë shqiptarë, të gjithë të larguar nga regjimi serb, përveç shërbëtorëve të atij regjimi, ndonjëri prej të cilëve do të jetë edhe nënshkrues i lejes për këtë atë kishë. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga