web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Rrëzimi i avionit në Durrës/ Policia raporton lajmin zyrtar

15 Shtator 2016, 11:19, Aktualitet CNA

Pas deklaratës së deputetit të PD-së Flamur Noka për rrëzimin e avionit me hashash në Durrës. Policia ka raportuar versionin e saj zyrtar për ngjarjen.

?Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.
Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pësuar lëndime gjatë uljes.
Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç.
Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë  një udhëtim me destinacion veriun e Italisë.

Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det.
Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.
Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t?u ulur.Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime.
Piloti po dërgohet në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime. Është njoftuar Prokurori i gatshëm.

Gjatë kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm.
Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth?, shkruan Policia e Durrësit në deklaratën e saj për këtë ngjarje. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga