Fatos Klosi: Grushti i shtetit në ‘98/ Nano ishte në dijeni prej kohësh
Në një rrëfim për gazetën Sot ish-kreu i Shërbimit Informati...
Sekretari i burimeve robnore seksuale të Partisë D, Fat Tutkalli pasi vuri re se kordinatoren Soqina, të dashurën e tij e kishte zënë gjumi pas dashurisë së vrullshme, u çua nga shtrati, mori laptopin e ndezur dhe u fut përsëri në shtrat. E kishte zakon që kur donte të shkruante ndonjë artikull në gazetë, gjë që ndodhte rrallë, ta bënte këtë në shtrat, gjysëm i shtrirë. Sot Fat Tutkalli donte të bënte një analizë për zgjedhjet në Dibër, të cilat partia e tij i kishte humbur thellë.
-I dashur çfarë po bën në këtë orë të natës, të iku mendja?- I tha Soqina së cilës i doli gjumi nga lëvizjet e tij.
-E dashur, më duhet ta shkruaj tani atë analizën për Dibrën, ndryshe po e lashë për ta shkruar gjatë ditës, nuk kam për ta bërë, ti e di sa shumë gjëra kemi për të bërë.- I tha Fat Tutkalli.
-Uf, Dibra, Dibra, e përse gjithë kjo zhurmë për këtë provincë maloke, sikur të ishte ndonjë qytet i madh!- tha Soqina, që është nga një qytet i Juglindjes, e njëjta zonë nga e ka origjinën edhe Fat Tutkalli. Ky nuk iu përgjigj dhe Soqina e qëlloi me jastëk: Prit një herë të mblidhet grupi parlamentar, të shprehet, pastaj folë ti.- I tha ajo.
-Zemra ime, ti e di që unë nuk jam anëtar i grupit parlamentar se në këto zgjedhje nuk më bënë deputet. Prandaj më duhet të punoj edhe natën që këtë herë të bëhem deputet.- I tha Fat Tutkalli.
-Mirë, puno, por unë e di që ti je gëzuar nga humbja në Dibër ashtu si dhe unë.- I tha Soqina.
-E vërtetë është që jam gëzuar, se nuk më bënë deputet, por këtë nuk e them dot. Të lutem më ler pak të përqëndrohem se dua të gjej një titull, ti e di se unë nuk shkruaj dot pa gjetur titullin.- Tha Fat Tutkalli.
-Në përgjithësi ti nuk shkruan dot, si me titull si pa titull, – i tha Soqina, që është më e zgjuar se i dashuri i saj.- Por më thuaj se çfarë ideje ke që të përpiqem të të ndihmoj.
-Ideja është të shkruaj diçka për votën e Dibrës, pra.- Tha Fat Tutkalli.
-Arbid, atov, -tha Soqina.
-Çfarë the?- Pyeti Tutkalli.
-I ktheva përmbys fjalët ?Dibra? dhe ?vota?, -tha Soqina,- Arbid dhe Atov. A nuk tingëllojnë më bukur kështu. U frymëzova nga ty që të pëlqen stili përmbys.
-Zemër, tani e gjete kohën për këto shaka, kur unë po përpiqem të punoj për diçka me shumë rëndësi për të ardhmen tonë të përbashkët.- U ankua Tutkalli.
-Mirë,- tha Soqina,- më fal. E lashë me kaq. Nuk kam ide.
-Prit pak, -tha Tutkalli, – si the, Arbid, Atov. Po kjo është gjeniale, është titulli i duhur. Domethënë që gjërat u kthyen përmbys, u kthye përmbys demokracia, Dibra, gjithçka. E dashur, të faleminderit për idenë që më dhe, isha bllokuar fare. Nuk kam gabuar unë që ta futa emrin në listën e kordinatorëve të partisë sonë. Ti je talent.
-E di që jam talent, -tha Soqina, – por dua të bëhem edhe unë deputete.
-E dashur, unë po punoj edhe për ty, -tha Tutkalli, -ti e di që unë kam kompetencë për të futur më shumë se një emër në listën e kandidatëve këtë radhë.
-Kështu më ke thënë ti, -tha Soqina, -të shohim. Deri tani me këtë fjalë më ke futur në shtrat. E di që më kanë ardhur fjalë se me femra të tjera je tallur me mua, duke bërë lojë fjalësh me emrin tim dhe duke më quajtur Soqina e Kotë.
-Këto janë shpifje të atyre që na kanë zili, e dashur. Tani të lutem më ler të punoj pak se për njëzet minuta e përfundoj.- Tha Tutkalli.
-I dashur, më lejo të them vetëm edhe këtë gjë, -tha Soqina, – tani e tutje kur ta bëjmë përmbys, do ta quajmë Stili Arbid Atov!
Në një rrëfim për gazetën Sot ish-kreu i Shërbimit Informati...
Mandati i kreut të KQZ-së përfundon në tetor dhe zgjedhjet e...
Asgjësohen 1400 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Satti...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka bërë thirrje që të nisë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha përcjell një denoncim të një m...
Ministri i Drejtësisë Manjani ka folur në fund të intervistë...
Vetingu, një tjetër çështje në intervistën e ministrit të dr...
Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë opinioni publik njihet...
Ministri Manjani ka folur edhe për blerjen evotave në Dibër....
Sot në orën 10.00 nis seanca plenare e të enjtes ne Kuvendin...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur i prerë në...
AKU: Analizat e qofteve dolën pa ngarkesë mikrobike, laborat...
...
Sot do bëni te pamundurën te riktheni qëndrueshmërinë dhe re...
Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njof...
Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e sheh BE në një k...
Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ...
Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur m...
Citynews ka mundur te siguroje te plote fjalen e ish-nenkrye...
Përtej retorikës për vjedhje apo blerje votash, humbja e the...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...