Mbaron mandati i kreut të KQZ-së/ Ja kandidatët e mundshëm
Mandati i kreut të KQZ-së përfundon në tetor dhe zgjedhjet e...
Në një rrëfim për gazetën Sot ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, rrëfen të pathënat e protestës së dhunshme të 14 shtatorit të vitit 1998. Fatos Klosi tregon se kjo ngjarje ishte shumë e shëmtuar dhe e turpshme jo vetëm nga ata që e organizuan, por edhe nga vetë qeveria e asaj kohe, e drejtuar nga kryeministri Nano.
Klosi deklaron se Fatos Nano ishte në dijeni për puçin që po përgatiste opozita dhe ia mbathi nga frika para se të ndodhte grushti i shtetit, duke e lënë shtetin në mëshirë të fatit. Ish-kreu i SHISH deklaroi se Nano kishte plan që të ikte në Itali, që në datën 13 shtator, por si përfundim u fsheh në Maqedoni. Sipas tij, Nano e la shtetin në dorë të atyre që shkatërruan institucionet. ?Fatos Nano u largua para grushtit të shtetit. Të gjithë ishim në dijeni se ata diçka do bënin, por nuk na i merrte mendja se do të arrinin deri aty sa të shkatërronin shtetin. Ikja e kryeministrit ishte vërtet një qëndrim shumë i rëndë për shtetin. Askush nuk e dinte në Shqipëri se ku ishte kryeministri!? Nuk e dinte as Presidenti dhe as ministrat e tij. Nuk kishte pse kryeministri të shkonte aq larg, saqë mos ta dinte askush! Situata ishte e frikshme, por kryeministri mund të shkonte në Dajt ose diku tjetër. Që në datën 13, kryeministri donte të ikte në Itali, por iku në Maqedoni?, deklaroi Fatos Klosi.
Fatos Klosi rrëfen se vrasja e Azem Hajdarit shërbeu si indicie që opozita e asaj kohe të organizonte grushtin e shtetit kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit shqiptar. ?Vrasja e Azem Hajdarit u përdor si indicie për nisjen e grushtit të shtetit; u dërgua kufoma e të ndjerit Azem Hajdari në derën e Kryeministrisë. Kjo ishte një ngjarje e organizuar kohë më parë. Nuk e di cili ka qenë qëllimi i vërtetë i kësaj ngjarje? Ndoshta për të treguar ja se çfarë mund të bëjmë ne me shtetin. Ajo që ndodhi, më pas e tregoi se ishte një udhë pa krye. Sepse, çfarë do bënin të nesërmen? Kush do shpallej kryeministër? Ata deputetë që ishin në Kuvend të asaj pale që organizoi grushtin e shtetit, nuk mund ta ndërtonin shtetin ligjor. Edhe ata që ishin në pushtet, nuk ishin në lartësinë e detyrës së tyre?, u shpreh Klosi.
Fatos Klosi e kujton këtë ngjarje me keqardhje, pasi shteti u shkërmoq. Ish-kreu i SHISH thotë se grushti i shtetit u la në mes nga vetë organizatorët, pasi PD me deputetët e saj në Parlament nuk mund ta krijonin dot shtetin ligjor. ?Ishte vërtet një ngjarje shumë e rëndë. U shkatërrua shteti. Garda u përpoq ta mbrojë Kryeministrinë, por edhe Garda vetë u shkërmoq. Pati disa të plagosur. Organizatorët u futën nëpër zyrat e shtetit me dhunë. Askush nuk e kundërshtoi këtë organizim të dhunshëm. Policia u shpërnda. Organizatorët e lanë vetë në mes atë që kishin nisur. Me siguri dikush iu tha: Po nesër çfarë do bëni? Ja i morët zyrat, çfarë do bëni, do t?i ndan i zyrat? Është e pamundur që në një demokraci të pretendohet të merret pushteti me grusht shteti. Ata që e patën shtetin në dorë nuk u përpoqën fare që ta mbronin. Është një ngjarje që të vjen siklet për ta kujtuar, qoftë nga njëra palë që e organizoi grushtin e shtetit, qoftë dhe për ata që duhet ta mbronin atë shtet?, tha Klosi. /Citynews.al
Mandati i kreut të KQZ-së përfundon në tetor dhe zgjedhjet e...
Asgjësohen 1400 bimë të dyshuara si narkotike Cannabis Satti...
Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka bërë thirrje që të nisë p...
Ish-kryeministri Sali Berisha përcjell një denoncim të një m...
Ministri i Drejtësisë Manjani ka folur në fund të intervistë...
Vetingu, një tjetër çështje në intervistën e ministrit të dr...
Sa më shumë kalojnë ditët aq më shumë opinioni publik njihet...
Ministri Manjani ka folur edhe për blerjen evotave në Dibër....
Sot në orën 10.00 nis seanca plenare e të enjtes ne Kuvendin...
Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është shprehur i prerë në...
AKU: Analizat e qofteve dolën pa ngarkesë mikrobike, laborat...
...
Sot do bëni te pamundurën te riktheni qëndrueshmërinë dhe re...
Facebook-u dhe Twitter-i, bashkë me 30 kompani të tjera njof...
Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker e sheh BE në një k...
Historitë e konflikteve mes grupeve të hip-hop-it, duket se ...
Janë me qindra gjyqtarë e prokurorë, të cilët kanë mbushur m...
Citynews ka mundur te siguroje te plote fjalen e ish-nenkrye...
Përtej retorikës për vjedhje apo blerje votash, humbja e the...
Kryetari i PD-së Lulzim Basha pranoi humbjen në zgjedhjet në...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...