web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lame-trimi? Apo Lame-ziu! Ne 9 pika/ Nga Jamarber Malltezi

2 Shtator 2016, 19:57, Aktualitet CNA

1. Protestove dhjetera here kunder zgjerimit te rruges se Elbasanit se priteshin ca peme tek Varrezat e Deshmoreve, POR nuk bezajte fare kur u prene 20 peme BRENDA Parkut te Liqenit vetem qe nje klient i Edvinit te perlante 600,000 euro dhe te caktonte qe koshat e plehrave duhen nga 1500 euro copa!
2. Protestove kur u cenua gardhi i Kopshtit Botanik, POR dole deshmitar i rreme kur ndertuesi i sarajeve te Surrelit mori dhe ndertoi 2 pale shtepia ne dhunim me ligjin BRENDA Parkut te Liqenit
3. Protestove kunder prishjes se Piramides (qe eshte nje marri ideologjike, kthyer ne pisllek dhe pa vlera nga ana funksionale) POR nuk u ndjeve derisa u rrafshua plotesisht Stadiumi si Monument Kulture! Perrallat me te folmet nen ze ku nuk te degjon njeri leri per kalamanjte.
4. VODHET dhe NDATE permbi 1 milion Euro me Arben Dervishin per nje pune te kryer dhe sterkryer per kinse “verifikimin ne terren te ndertimeve te paligjshme” te cilat jane ne databasen e ALUIZNIT prej 8 vitesh. (Beoj e di qe ai eshte Mon Kukaleshi i rradhes pasi i jep pa tender edhe 6 milion euro per stadiumin e Elbasanit, edhe 18 milione euro per te Shkodres, pra nxjerr diten nga buxheti parate qe ia vlej naten permes Arbenit),
5. Gruan e Arben Dervishit e bere Drejtoreshe te Pergjithshme dhe hartuese te dokumentave te tenderave qe fitoheshin nga BURRI i drejtoreshes tende!!! POR ti nuk fole. Jo se je trim dhe ke fol mceftas, por se je burracak dhe pse jo edhe i korruptuar!
6. 650 milione leke i dhe Burrit te Drejtoreshes sende per 3 muaj kontrate, pra per vec 70 dite pune!!! Burri i Drejtoreshes sende, me nje kompani me 7 persona sic figuron te tatime, ben pune me shume sesa ALUIZNI me 300 punonjes?! Kete don te shesesh ti? Kjo eshte trimeria jote?
7. 8,000 USD/dita perlau burri i drejtoreshes sende nga kontrata jote e konsulences. Eshte per guinnes ne Korrupsion ky rast. Te sfidoj te gjesh ne boten e qyteteruar nje rast te vetem ku nje kompani me me pak se 10 persona fiton kontrate qe te paguhet kompania me 8,000 dollare dita! Kjo nuk tingellon si trimeri por si zuzari!
8. Po per ndertimet e tjera per oligarket e edvinit qe ka leshuar leje kryezuzari, qofte brenda parkut dhe qofte tek lodrat e kalamanjve qe na dole 3 here ne konferenca shtypi zotrote para 3 vitesh ke bezajtur gje?
9. Po Sadriut qe ka pallate me vendim prishje ne fuqi, kush ia legalizoi babezite? Kush po e lejon te beje edhe kate shtese permbi ndertimet e paligjshme dhe me vendime prishje? Trimeri eshte kjo qe te legalizosh dyzinen e paligjshmerive te Sadriut?
Te gjitha keto jane turpe nga babezia, hajduteria, frika dhe korruptimi i shpirtit ndersa perrallat me trimerite nen ze na i kurse.





Lajmet e fundit nga