web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

OSHEE vazhdon rekordet/ Tjetër tender me 99.99% të vlerës me ofertues të vetëm

30 Gusht 2016, 18:35, Aktualitet CNA

OSHEE  është institucioni kampion i tenderave dhe korrupsionit në Shqipëri. Mjafton të lexosh buletinet e Prokurimeve Publike dhe aty dukën tenderat e OSHEE. Janë thuajse të gjithë në vlerën 99.99% të tyre.

Institucionin përgjegjës për shpërndarjen e energjisë më i kujdeshëm është për tenderat me vlerë maksimale sesa për orët e zgjatura në terr të shqiptarëve.

Tenderi më i fundit është publikar sot nga Buletini i Prokurimeve Publike, bëhet fjalë për një shumë  43 milionë lekë të reja. Dhe kemi të bëjmë më një ofertues të vetëm i cili ka ?fituar? duke ulur tenderin 430 milione vetem 200 mijë lekë të vjetra.

Sipas dokumentit zyrar thuhet se OSHEE SH.A DREJTORIA RAJONALE SHKODER FORMULARI I NJOFTIMIT TE FITUESIT Për: Operatorin ekonomik: ?CURRI sh.p.k? Adresa, Njesia Bashkiake Nr. 10 Rr.?Kajo Karafili?,Pallati Pallati Bimbashi 8/2,Kati 2, Tirane NIPT J67902718S Procedura e prokurimit: E Hapur Pune Përshkrim i shkurtër i kontratës: ?Rikonstruksion i Rrjetit TU me Kabell ABC ne tete Kabina elektrike qe i perkasin Nenstacioneve Shkodra-1 dhe Shkodra-2 , ndertimi I kabines Box Zhuga-3 20 kV,fidri 15 Shkodra -2 Shkoder ? Fondi Limit 43 045 711 (dyzettremiliondyzetpesemijeshtateqindnjembedhjete)Lek Pa TVSH Kohezgjatja e Kontrates 45(dyzetpese) dite nga nenshkrimi Publikime të mëparshme Buletini i Njoftimeve Publike 25 Prill 2016 Nr.16 Kriteret e përzgjedhjes së fituesit: çmimi më i ulët X Njoftojme se, kane qenë pjesëmarrës në procedurë këta ofertues me vlerat përkatëse të ofruara: 1. Operatori ekonomik: ?CURRI sh.p.k? , NIPT J67902718S Vlera 43 024 385 (dyzettremilionnjezetkatermijetreqindtetedhjetepese) Lek Pa TVsh Janë skualifikuar ofertuesit e mëposhtëm: Nuk Ka

Ky është një nga rastet pa mbarim ku OSHEE shpall fitues me 99.99% të vlerës dhe  ofertues të vetëm . Cityneës.al do vazhdo të publikojë skandalet e OSHEE që sot është intitucioni publik që zhvillon vetëm tendera me 99.99% të vlerës./citynews

 

 





Lajmet e fundit nga