web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama: PD po ndahet nga treni i fitores

30 Gusht 2016, 16:38, Aktualitet CNA

Kreu i qeverise Edi Rama ka folur ne parlament menjehere pas ish-kryeministrit Berisha, duke reaguar dhe pergjigjur per akuzat e tij ne lidhje me “gjuetine e shtrigave”, ne emer te reformes.

Rama tha se “Spastrimin e pallatit të drejtësisë nga të gjithë ata të cilët e kanë marrë peng drejtësinë në këtë vend, kanë marrë liri dhe të drejta në çdo nivel, e kanë kthyer drejtësinë në një mall që shitet e blihet dhe kanë penguar jo vetëm çdo qytetar në rrugën e vetë për të marrë të drejtën por një popull të tërë për tu qeverisur nga ata që nuk kanë probleme me drejtësinë.Ata që i kundërvihen reformës në drejtësi, janë ata që kanë probleme me drejtësinë. Ata që bëjnë çmos për të penguar proçesin e pandalshëm të kësaj reforme, janë ata që me të drejtë ndjejnë çfarë vjen pas nga kjo reformë. Ata të cilët u detyruan ti bashkohen konsensusit në këtë sallë për arsye se presioni popullor dhe i partnerëve dhe miqve tanë ndërkombëtarë ishte kolosal dhe faktikisht muri i 94 votave u shemb mu përpara derës së SHQUP-it. Habitem pse nuk festojnë me ne një fitore tjetër, ne jemi gati të festojmë njësoj si atë natë.

Kur shumë sinqerisht i urova PD-së sa më shumë fitore si ajo e asaj nate, nuk e kuptoj pse po ndahet nga treni i fitores. Jam i bindur se këtë e kupton çdo shqiptar që arsyeton pak. Këtu ka vetëm një gjë për të bërë, të votojmë një ligj kaq të rëndësishëm. I bëmë të gjitha përpjekjet për të bërë konsensus, por nuk mund të ketë konsensus allashqiptarçe që i bie ndesh konsensusit me partnerët tanë ndërkombëtarë në rrugën e integrimit të BE. Integrimi në BE nuk është një menu ku merr atë që të pëlqen dhe refuzon atë ndaj të cilës je alergjik, është menu që o merret e gjitha ose nuk ka asnjë vlerë të marrësh çfarë të pëlqen dhe të lësh çfarë nuk të pëlqen.

Në këtë proçes nuk jemi sovran për të zgjedhur çfarë na pëlqen nga rregullat dhe normat e familjes së bashkuar europiane. Jemi të detyruar ndaj vullnetit të popullit sovran për t?iu nënshtruar ndaj të gjitha rregullave dhe normave që do na mundësojnë të bëjmë shtet.Ta votojmë këtë ligj si shumicë duke vazhduar me koherencë të mbrojmë themelet e programit tonë qeverisës, të mbrojmë zotimet tona para shqiptarëve. Jemi i pari koalicion qeverisës që nga 1992 që e kemi shkruar në program reformën në drejtësi.”, tha Rama





Lajmet e fundit nga