web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Berisha: Në demokraci nuk ka gjah shtrigash

30 Gusht 2016, 16:32, Aktualitet CNA

Në përballjen e parë në Kuvend pas pushimeve verore, ish-kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Edi Rama u përplasën për ligjin e vettingut. Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se miratimi i Vettingut nuk mund të bëhet për gjahun e shtrigave, duke theksuar se ligji duhet miratuar sipas parimeve kushtetuese të miratuara këtë vit. Në fjalën e mbajtur në seancë, Berisha theksoi se demokracia nuk lejon gjueti të tilla, por lejon vlerësime objektive. Ai shton se ligji duhet miratuar sipas parimeve kushtetuese. Berisha u shpreh se kjo është rruga e vetme për funksionimin e reformës.

Berisha tha se “Opozita ka luftuar shumë për standardet siç e keni parë ju dhe prapë është e vendosur të diskutojë. Këtu po prishet në mënyrë të verbër ai konsensus i sanksionuar në Kushtetutë. Si do t?i thyejmë me ligj këto? Ju a doni që të funksionojë reforma? Ne po themi t?u përmbahemi amendamenteve. Ka një ndërgjegje dhe mos mendoni ju se jeni thyer. Jeni thyer nga ato qeveri, të cilat kreu juaj u thoshte se i kemi me vete dhe pas dy orësh merrte kartonin e kuq. Mos të bëjmë gjëra qesharake. Kemi rënë dakord dhe i kemi sanksionuar në Kushtetutë dhe hajde t?i përmbahemi Kushtetutës. Është e vërtetë që ka probleme edhe defekte materiale dhe të tjera, por është në detyrimin tonë t?i korrigjojmë dhe t?i përmirësojmë.

Të bëjmë gjithçka që reforma të ketë me sukses. Në qoftë se votuam me ndërgjegje që ky sistem duhet reformuar, hajde ta reformojmë. Hajde t?i përmbahemi parimeve. Pse u dashka bërë kjo? A nuk jeni ju që nxorët atë zonjën t?i thotë Kolegjit Elektoral se do ta shohësh me vettingun? Për gjah shtrigash e përdorni Vettingun ju? S?do do ta bëni dot kurrë! Do thyeni qafën! Do bllokoni reformën. Jo 1 t?u thotë, por 100 t?u thonë. E provuat dy vjet rresht se si u thyet nen pas neni, pasi pikërisht donit të bënit këto që s?i bëtë dot me Kushtetutë, doni t?i bëni tani. Të organizoni gjahun e shtrigave. Në demokraci nuk ka gjah shtrigash, ka dinjitet njerëzor. Nuk të lejon ai të bësh gjahun e shtrigave. Ai të lejon të bësh vlerësime objektive. Të lejon të rrisësh performancën. Hajde urdhëro! Ne e bëmë Kushtetutën e drejtësisë. E bëmë me qëllimin më të mirë”.





Lajmet e fundit nga