web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Afati i fundit sot, për regjistrimin e kandidatëve për kreun e bashkisë Dibër/ Në garë Sherefedin Shehu nga koalicioni i djathtë dhe Muharrem Rama nga koalicioni i majtë

19 Gusht 2016, 11:59, Aktualitet CNA

Sot në ditën e fundit, sipas Kodit Zgjedhor, për regjistrimin e kandidatëve, që do të garojnë në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër, të datës 11 shtator 2016, janë regjistruar dy kandidatë, Sherefedin Shehu, kandidati i ?Aleanca popullore për Punë dhe Dinjitet? dhe Muharrem Rama, kadidat i ?Aleancës për Shqipërinë Europiane?.

Regjistrimi i kandidatëve bëhet në KZAZ-në nr. 19, Dibër dhe partitë e regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si pjesëmarrëse në zgjedhjet e datës 11 shtator në bashkinë Dibër, dhe që nuk janë pjesë e koalicioneve të regjistruara, të cilave në bazë të Kodit Zgjedhor dhe akteve të nxjerra nga KQZ, u lind e drejta për të regjistruar kandidatin e tyre për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Dibër, duhet të dinë se KZAZ nr. 19, punon në oraret 08.00 – 13.00 dhe pasdite 16.00 – 20.00.

Në një deklaratë për mediat Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se po punon në dinamikë për përgatitjen e procesit zgjedhor  për zgjedhjet për Kryetar të Bashkisë Dibër, dhe sjell në vëmendje se në datën 22 gusht 2016 përfundon afati për paraqitjen në KZAZ-në nr. 19 në Dibër, të propozimeve për anëtarë të Komisioneve të Qendrave të Votimit.

?KQZ ju bën apel partive politike të cilat kanë të drejtën për të sjellë propozime për anëtarë të KQV-ve, t?i  paraqesin pranë KZAZ-së sa më parë propozimet e tyre, pasi afatet janë të shkurtuara dhe KQZ ka detyrimin t?i trajnojë komisionerët menjëherë pas emërimit të tyre. Sa i përket të dhënave të QV-ve sipas njësive administrative të Bashkisë Dibër, mund t?i gjeni të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve,  ëëë.cec.org.al në rubrikën ?Zgjedhje?, nën rubrikën ?zgjedhje të pjesshme? dhe aty do të gjeni të gjithë informacionin zyrtar për zgjedhjet e pjesshme, që do të mbahen në datën 11 shtator 2016?, thuhet në deklaratën e KQZ-së.

 





Lajmet e fundit nga