web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet në Peshkopi, nisin pazaret e para/200 mijë euro për të ndarë votat e demokratëve!

15 Gusht 2016, 15:40, Aktualitet CNA

Megjithëse fushata për postin e Kryebashkiakut të Peshkopisë është në ditët e para të saj, duket se pazaret për të përçarë votat e të djathtëve për zgjedhjet e 11 Shtatorit kanë nisur. Sikundër raportohet, PS do të luajë çdo gur për të fituar Bashkinë e Peshkopisë, të cilën e fituan me një diferencë shumë të vogël votash në zgjedhjet e 2015, pork jo më shumë ishte meritë e përplasjeve në PD sesa e kandidatit Shukri Xhelili, i shkarkuar nga detyra pas një skandali seksual.

Por duket se socialistët do të tentojnë sërisht të përfitojnë nga përçarjet, dhe nëse këto nuk ekzistojnë, do të tentojnë të realizojnë skenarë të tillë. Kjo është e vetmja mënyrë që Kreu i Qeverisë të fitojë garën në Peshkopi, kur koalicioni i drejtuar prej tij, shkon pothuajse i ndarë dhe LSI nuk pritet të mbështesë kandidaturën e përzgjedhur.

Në kushte të tilla, burime nga shtabet elektorale të dy partive që zyrtarisht janë në garë me kandidatët respektivë, flasin për një skenar ku përmes parave të hedhura do të tentohen të ofrohen të qejfmbeturit e PD-së me synim për të përçarë votat.

Për këtë bëhet e ditur se vetëm sot janë futur në loje plot 200 mijë euro për garën e Dibrës, ku sponsori i parë raportohet Lefter Halla, kreu i PS-së së Bulqizës. Ky i fundit ka dhënë për kreun e shkarkuar demokrat të Dibrës, Rahim Kaleci, këstin prej 200 mijë eurosh nëpërmjet baxhanakut të tij, për të ndarë votat e djathta.

Pak më parë, Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, shmangu komentet në lidhje me kandidatin e përzgjedhur nga PS, por paralajmëroi se në varësi të asaj që do të bëjë gjatë fushatës do të marrë edhe përgjigjen.

“Nuk kam ndonjë koment për kandidaturën e PS. Do ta shohim si do të sillet në fushatë, sepse për mua nuk ka rëndësi emri që ka krijuar deri më sot. Nëse ai do të jetë pjesë e lojës se Edi Ramës për të marrë atë që nuk i takon, nëse do të hyjë me poshtërsi dhe pisllëqe në këtë fushatë, sigurisht që do të marrë përgjigjen që meriton në çdo aspekt?, u shpreh Paloka. /citynews/





Lajmet e fundit nga