web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Banorët e Mirditës, protestojnë kundër taksës/Albina Deda: Taksimi në rrugën Durrës-Kukës ndan kombin

15 Gusht 2016, 09:01, Aktualitet CNA

Banorët e Mirditës zhvilluan një protestë paraditen e sotme kundër taksës së vendosur nga Qeveria për Rrugën e Kombit. E pranishme në këtë protestë, deputetja e PD-së, Albina Deda, tha se kjo rrugë u ndërtua për të bashkuar kombin, ndërsa Qeveria Rama me taksën e vendosur po e ndan kombin.

Protesta u zhvillua tek mbikalimi në daljen e Rrëshenit, ku banorët bllokuan këtë kas rrugor. Taksa në rrugën e Kombit është kundërshtuar edhe nga banorët e Qarkut të Kukësit, të cilët në ditët e fundit organizuar disa forma protestash.

Taksa e vendosur prek drejpërsëdrejti qytetarët, të cilët do të udhëtojnë përmes kësaj rruge, ndërsa ajo varion nga 5 deri në 15 euro, në varësi të automjeteve. /citynews/





Lajmet e fundit nga