Kreditë rrisin borxhin publik në rreth 73 milionë euro
Kosova shënon një rritje të borxhit publik me 72.98 milionë...
Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) ka reaguar sërish me një deklaratë ku e vlerëson si qëllimisht të pasaktë deklaratën e bërë nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë për prishjen e njëanshme të kontratave me investitorët e huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Sipas njoftimit të AREA, nëpërmjet kësaj deklarate tentohet të fshihet e vërteta mbi vendimin e Qeverisë për t?u hequr investitorëve të drejtat ligjore të fituara më parë me kontratat e tanishme dhe zëvendësimin e tyre me kontrata që nuk i njohin apo i shkelin hapur këto të drejta.
AREA sqaron se qëllimi i vetëm i investitorëve është mbrojtja e investimeve të tyre, të bëra sipas ligjeve në fuqi të shtetit shqiptar.
Prishja e njëanshme e kontratave ekzistuese me KESH sh.a me anë të një VKM dhe zëvendësimi i tyre me kontrata me OSHEE i ka vendosur në një marrëdhënie të re, të dëmshme dhe të pasigurt investimet prej qindra miliona eurosh, të bëra nga investitorë të huaj e shqiptarë.
Thelbi i kontratës së re të hartuar në mënyrë të njëanshme, është roli që Qeveria u jep investitorëve të huaj e shqiptarë në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme, duke mos i trajtuar më ata si prodhues të energjisë, por si tregtarë të saj dhe duke mos u siguruar blerjen e të gjithë energjisë së prodhuar, siç parashikohej në kontratat e nënshkruara përpara se të nisnin investimet.
Për më tepër kërkohet që investitorët e huaj e shqiptarë të pranojnë një kontratë, kushtet specifike të së cilës do të përcaktohen në një ligj që nuk është miratuar ende dhe që është në proces draftimi.
AREA vlerëson se gjithë sa më sipër është një ndryshim thelbësor i të drejtave të investitorëve të huaj e shqiptarë të fituara me kontratat koncesionare.
Nëse kontratat do të ishin identike, siç pretendon Qeveria me anë të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, do të duhej që të ndryshohej vetëm emri i blerësit të energjisë, nga KESH sh.a në OSHEE, duke mos prekur apo shtuar nene të tjera, nën të cilët fshihet shkelja e të drejtave të fituara më parë.
Përmbajtja e kontratës u hap rrugën ndryshimeve, që sipas Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë janë të udhëzuara nga BE. Por efektet e tyre jo vetëm nuk janë ende të qarta, por nga ana tjetër kanë edhe efekt prapaveprues për investimet e mëparshme, çka është në kundështim të hapur edhe me vetë direktivat e BE.
Ministria mund t?i trajtojë kontratat e reja sipas koncepteve të saj, por jo t?i shtrijë efektet e ndryshimeve tek investimet e kryera më parë në kushte të tjera kontraktuale dhe në përputhje të plotë me ligjet në fuqi.
Me firmosjen e kontratave të reja me OSHEE, Qeveria u kërkon investitorëve të huaj e shqiptarë që të pranojnë pikërisht shtrirjen e efekteve prapavepruese të ligjit, duke humbur kështu edhe të drejtën e ankimimit ligjor në rast se të drejat e tyre cënohen me vendime qeverie (VKM) në të ardhmen.
Komuniteti i Energjisë ka kërkuar vëmendje të veçante për ndalimin e këtij fenomeni antiligjor dhe frenues zhvillimi.
AREA i kujton Qeverisë se në takimin e fundit të grupit të punës për hartimin e Modelit të Ri të Tregut, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Komunitetit të Energjisë, në draftin përfundimtar u shënua fakti se investitorët ekzistues do të ftoheshin të negocionin kontratat ekzistuese për shitjen e energjisë. Kjo do të thotë se procesi do të ishte i bazuar në vullnetin e prodhuesve ekzistues dhe jo që kontratat të prisheshin njëanshmërisht me urdhër të Qeverisë, nëpërmjet një VKM-je.
Presioni i Qëverisë për të firmosur nxitimthi kontratat e reja pas prishjes së njënashme të kontratave të vjetra ka frikësuar investitorët e huaj dhe vendas. Kjo, si rrjedhojë e masave diskriminuese dhe përshkallëzuese që ka ndërmarrë Qeveria në tre vitet e fundit në përkeqësimin e situatave financiare të investitorëve, duke ulur si fillim me 20 % cmimin e shitjes së energjisë dhe duke vështirësuar gjendjen e tyre financiare.
Në vitin 2015, Qeveria me anë të një VKM ?je me efekt prapaveprues uli çmimin për vitet 2013-2014. Në këtë mënyrë, detyrimet e mëparshme që shteti u kishte investitorëve u zvogëluan ose u bënë zero.
Në vitet 2015 dhe 2016, Qeveria me një tjetër VKM vendosi si referencë të çmimit Bursën e Hungarisë, e cila nuk merret si referencë as nga vetë Hungaria për prodhimin e energjisë së rinovueshme në vendin e saj, vendim që çoi në uljen e çmimit të energjisë së prodhuar nga HEC ?et e vegjël, por jo të rënies së çmimit të energjisë që paguajnë qytetarët.
Prej korrikut Qeveria nuk lejon faturimin e energjisë që OSHEE merr nga HEC ?et e vegjël që nuk kanë firmosur kontratat dhe që shitet tek konsumatori.
AREA konsideron se kjo formë represive zinxhir i vendos HEC ?et e vegjël në vështirësi të madhe me shlyerjen e kredive, pasi ata nuk arkëtojnë edhe pse energjia e prodhuar prej tyre u shitet konsumatorëve dhe u faturohet për çdo kilovat.
Faktet e mësipërme janë dëshmi se masat e marra deri tani nga Qeveria, vetëm e kanë dëmtuar prodhimin e HEC ?eve të vegjël.
AREA nuk do të pranojë të firmosë asnjë kontratë në të bardhë, pasi këto kontrata shkelin hapur të drejtat e fituara më parë nga investitorët e huaj dhe shqiptarë, që në këtë sektor, vetëm anëtarët e saj kanë kryer mbi 350 milionë euro investime.
Kontrata mbi të cilat janë marrë përsipër këto investime nuk mund të trajtohen si kompetencë e një qeverie apo një tjetre, ndaj çdo ndryshim ka nevojë për konsensus të dy palëve.
AREA i bën thirrje Qeverisë dhe në veçanti Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë të mos kërkojë të mbulojë të vërtetën me deklarata dezinformuese, por të bëjë një kthesë të fortë duke hequr efektet prapavepruese në kontratë dhe të përshijë në të, të drejtat e fituara më parë, shkruan Monitor.
AREA e fton Ministrinë në debate të çdo lloj forme për ta vënë atë përballë të vërtetës dhe për të zbërthyer të gjitha kleçkat ligjore pas të cilave ajo fsheh qëllimin për t?u hequr investitorëve të huaj e shqiptarë të drejtat e fituara ligjërisht me kontratat e mëparshme.
AREA, gjithashtu do të përdorë të gjitha rrugët ligore në mbrojtje të këtyre të drejtave të shkruara e zezë mbi të bardhë në kontratat e miratuara nga Qeveria dhe Institucionet shqiptare, të bazuara vetëm në ligj dhe kjo do të ketë një kosto të lartë për ekonominë shqiptare, pwrfundon deklarata.
Pak ditw mw parw, Shoqata Shqiptare e Energjisë së Rinoveshme (AREA) e konsideroi skandaloze prishjen e kontratës me KESH sh.a. dhe zëvendësimin e saj nga një kontratë e re për shitjen e energjisë së prodhuar nga HEC ?et e vegjël, të hartuar në mënyrë të njëanshme nga Enti rregullator i Energjise mbas nje VKM të marrë nga Qeveria shqiptare.
Kosova shënon një rritje të borxhit publik me 72.98 milionë...
Nëse dëshironi të bëheni të pasur, investoni – dhe sa më shp...
Ministria e Mbrojtjes ruse ka zbuluar informacione mbi robot...
Serbët e pranojnë publikisht se ish-lideri serb i viteve ‘90...
Në librin e autorit francez, Camille Paganel, me titullin « ...
Tensionet në Kosovë si gjithmonë presin zgjidhje nga SHBA. E...
Një 13 vjeçare është liruar nga policia e Durrësit, pasi mba...
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariat...
Një vajzë 17 vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën e s...
Dikur opozite sot e vetequajtura “Rilindja” kritikonte qever...
Paradokset kanë qenë temë që nga koha e grekëve të antikitet...
Ishin arratisur nga burgjet greke, arrestohen në flagrancë n...
Policia italiane arrestoi një 37 vjeçar shqiptar, i cili ish...
Nje shtetas 73 vjec humbi jetën mëngjesin e sotëm në Sarandë...
Në një raport 77 faqesh që është miratuar nga qeveria greke ...
...
Një person mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme në Shkodër, pas...
Anika Dokle, vajza e deputetit socialist Namik Dokle, ka sul...
Himariotët zhvilluan protestën e paralajmëruar kundër asaj q...
Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, njohës i mirë i trashëgimisë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...