web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Foto/Sherefedin Shehu prezantohet si kandidat në strukturat e PD-së në Peshkopi. Takime spontane me qytetarët

13 Gusht 2016, 12:40, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka prezantuar zyrtarisht Sherefedin Shehun si kandidatin e saj për Kryebashkiak të Dibrës. Nga dita e sotme, PD dhe kandidati i saj, Shehu, nisën takimet me banorët e qytetit të Peshkopisë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 Shtatorit.

Fillimisht Shehu u prezantua nga Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, me strukturat e kësaj partie, ndërsa më tej, kandidati demokrat i shoqëruar nga shtabi i tij elektoral, zhvilluan takime spontane me qytetarët.

“Dibrës sot ju rikthye shpresa dhe dinjiteti me prezantimin para strukturave të PD të Kryetarit të ardhshëm të Bashkise, Sherefedin Shehu.

FRPD Dibër ndezi motorrët e fushatës për të qenë në ballë të betejës elektorale dhe sigurimit të fitores që do pasojë me fitoren e PD në zgjedhjet e 2017?, shkruan Belind Këlliçi, Kryetar i FRPD, në rrjetet sociale. /citynews/





Lajmet e fundit nga