web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Debati mes policit rrugor dhe deputetes së PD/Tahiri: Shfaqje vulgare, injorancë dhe fodullëk

13 Gusht 2016, 12:59, Aktualitet CNA

 

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka reaguar përmes rrjeteve sociale në lidhje me debatin e zhvilluar mes deputetes demokrate Albina Deda dhe një punonjësi të policisë rrugore. Video u shpërnda dje nga vetë deputetja e PD, por ministri Tahiri e cilëson si skandaloze sjelljen e ligjvënëses. Madje Tahiri i drejton një apel PD-së që të kërkoi ndjesë për shfaqjen vulgare, injorancën dhe fodullëkun e deputetes demokrate.

Reagimi i ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri

Sjellje skandaloze e nje deputeti ndaj nje funksionari publik. Turp per PD sjellja e deputetes ndaj punonjesit te policise.
Nuk kisha menduar kurre qe nje deputet do filmonte gangsterllekun e vet me policine e do ishte aq fodull sa t’ia perplaste ne fytyre publikut kete shfaqje te shemtuar.
Mund te nxjerresh te inkriminuarit jashte parlamentit me ligj, por nuk nxjerr dot me ligj jashte parlamentit as injorancen, as mungesen e qytetarise dhe edukates minimale.
Kur deputeti duhet te jete shembull i respektit ndaj ligjit e vecanerisht ndaj punonjesit te policise, e kunderta ndodh me kete lloj rrace deputetesh qe ne foltoren e parlamentit shesin moral e ne jeten e perditshme sillen si gango me policine.
PD zyrtare do kerkoje falje per kete shfaqje vulgare, injorance e fodulleku?
Keto pamje jane fiks gjithcka kishim nevoje te linim pas kraheve, per ti dhene vendit modelin e respektimit te ligjit, me se pari nga ata qe mbajne funksione publike.
Kjo qeveri po cmonton pandeshkueshmerine, ndaj shembuj te tille injorance e banaliteti jane forca me e mire per te ecur ne rrugen e nisur.
Kurajo per punonjesit e policise se shtetit qe perballen me kete lloj dhune pushtetaresh. Keta lloj deputetesh jane turpi i vetes, i shoqerise dhe i atyre qe nga bunkeret e SHQUPit nuk bejne gek-mek per ti denuar por i mbrojne sic mbrojne gangot njeri-tjetrin.
Shperndaji pamjet e deputetes sa me shume, qe ta kuptoje i madh e i vogel nivelin banal ku eshte katandisur PD.
Kaq mjafton per te na dhene kurajo te gjitheve, Shqiperise se gjenerates tjeter.
?#?mepolicineeshtetit ?#?policiaqeduam

 





Lajmet e fundit nga