“Nuk duhet të jem aty”/ Berisha: Prania ime dëmton fibrën më të fuqishme të protestës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar...
Politologu Afrim Krasniqi përmes një komenti në rrjetet sociale në ditën ndërkombëtare të miqve të librit shkruan se në Shqipëri vetëm 7 nga 140 deputetët janë anëtarë aktiv të bibliotekës kombëtare e parlamentare, vetëm 3 prej tyre tërheqin libra.
Krasniqi shkruan se librat më të shitur janë ata të politikanëve, ndërsa momentet më kulmore gjatë panaireve të librave janë vizitat e politikanëve.
Postimi i politologut Afrim Krasniqi
Kjo foto e Konrad Adenauer ilustron fakton se sot është dita ndërkombëtare e miqve të librit! Në lajmet e shumta që marrim çdo ditë mbi batutat, replikat, drekat, darkat, shënimet në FB të politikanëve, – lajmi për librin dhe statistikat rreth tij nuk kanë as vëmendje dhe kam frikë, as lexues. Shqipëria rrallë figuron në statistika referuese ndërkombëtare mbi librin dhe sidomos lexuesit e tij.
Të dhënat që dalin në panaire (shitje librash) janë aq spekulative, sa ne, Kuba, Kina, Koreja e Veriut e ndonjë vend tjetër mbetemi modele negative në botë ku në çdo panair, librat më të shitur janë librat e politikanëve, momentet kulmore të panaireve janë vizitat e politikanëve, librat-dhuratë më të shumta në panaire nuk ua bëjmë fëmijëve por politikanëve, fjalimet kryesore në përurime librash i mbajnë politikanët, parathëniet në librat letrarë që duan të shiten i shkruajnë politikanët?!
E dini se pa llogaritur bibliotekat e tjera vetëm në bibliotekën e parlamentit gjerman çdo deputet tërheq mesatarisht 7-9 libra në vit për ti lexuar, në Suedi e Norvegji deri në 12 libra në vit, në Itali e Francë 6-7, në Poloni e Hungari 4-5, etj? Shqipëria nuk ka statistika, por në rrugë informale informacioni është tronditës: vetëm 7 nga 140 deputetët janë anëtarë aktiv të bibliotekës kombëtare e parlamentare, vetëm 3 prej tyre tërheqin libra!
E dini se politikanët tanë, sa më të pasur të bëhen, aq më të madhe e ndërtojnë faqen e murit me libra për ta përdorur për imazh publik, me parakushtin, që librat të merren jo sipas shijes, leximit apo interesit por thjesht e vetëm mbi bazën e ngjyrës së kopertinës, në mënyrë që ngjyra e tyre të korrespondojë me ngjyrën e mobiljeve të zyrës? Dhe si për ta legjitimuar fasadën e librave, përpara tyre vihen dhurata udhëtimesh, foto familjare e partiake, flamuj partiak, dhe deri edhe shishe pijesh të shtrenjta? Sepse librat aty nuk janë për tu lexuar, janë për të plotësuar sfondin, për ti dhënë liderit atë që nuk e ka pasur dhe nuk e ka, – imazhin e mikut të librit, njeriut që lexon dhe që ka respekt për dijen.
Elitat politike në Shqipëri kanë pasur e kanë raport negativ dhe arrogant me librin dhe dijen. Modeli i E.H. që si çdo diktator, është autori më me shumë tituj librash (natyrisht të shkruar nga të tjerët dhe me vlerë vetëm formale), por që jepte udhëzime për gjithçka, përfshirë për artin e kulturën, bënte kritikun dhe botuesin, autorin dhe lexuesin, edhe elitat e tranzicionit, vijuan të njëjtat mentalitete sjelljeje, – ndaj jo rastësisht, sapo marrin pushtet ata imponohen njëherësh si politikanë, si diplomatë, si shkrimtarë, si kritikë, si artistë, si lexues të kultivuar, si disidentë, si intelektualë klasi, si romantikë dhe burra shteti….dhe sapo largohen nga postet e ?humbin talentin? dhe bëhen ashtu siç janë realë, klientë në kazino apo në dreka orientale me këdo e për gjithçka.
E vërteta është gjithashtu se ne kemi rast kur liderit politikanë kanë shkruar direkt (duke botuar me emër) ose indirekt libra (duke paguar dikë tjetër ta shkruajë), dhe falë postit e rrjetit të gjerë të militantëve ndjekës kanë arritur ta bëjnë atë bestseller 1-2 javor, por në shumicën e rasteve, librat e politikanëve janë ndryshuar (shkurtuar, ndryshuar përmbajtjen, hequr apo shtuar emra e kapituj) në varësi nga aleancat politike. Ironike, por një libër i tillë ?i suksesshëm? është ribotuar në 3-4 gjuhë dhe në secilin variant me përmbajtje të ndryshme, në varësi nga raporti i autorit me personazhet e sulmuara në të..!!
Së fundi, kush është vërtetë raporti ynë me librin? E tregojnë dy statistika: sa biblioteka e librari funksionale kemi. Jo sa kafe me libra anash, por sa libra me lexues. Më shumë se gjysma e qyteteve tona sot nuk kanë as librari dhe as bibliotekë, më shumë se gjysma e universiteteve tona nuk kanë sallë leximi në biblioteka, më shumë se 2/3 e shkollave tona nuk kanë klube leximi dhe as kulturë leximi jashtë detyrimit programor shkollor, 99% e librave dhe autorëve nuk kanë lexues më shumë se 500 persona, dhe në mënyrë simbolike, – mbetemi vend unik, – i vetmi vend në botë që në hapësirën e rrethuar nga tri universitete dhe një institucioni studimor albanologjik nuk gjejmë libra dhe as shenja të dijes, por vetëm qofte, birra, muzikë tallava, gara makinash dhe lojëra fati!
Kohë e trishtë, kohë krize për identitetin dhe parimet morale, kohë e ushqimit me beton dhe shitjes së imazhit virtual, – kohë e vështirë sepse është e mbetet thellësisht refuzuese për fjalën, për librin, për dijen dhe për vlerat! /citynews/
Izet Haxhia dhe Fatos Klosi vijojnë akuzat në distancë mes t...
Deputeti socialist Parid Cara i ëhstë përgjigjur përmes rrje...
Janë momentet kur dielli po perendon dhe plazhistët i janë d...
Nxënësit në shkollat e Tiranës do të mund të shpëtojnë nga m...
Pas takimit me kreun republikan Fatmir Mediu dhe atë të AK-s...
Aksioni i tatimorëve ndaj bizneseve që nuk presin asnjë kupt...
Të përfitosh një kredi nuk mjafton vetëm një tufë me dokumen...
Pas deklaratave të Partisë Demokratike, përmes nënkryetarit,...
Një ndër trafikantët e drogës më të kërkuar , i njohur ndrys...
Ne menyre te befte keto dite na u hodh si pa te keq, nga rez...
Ditën e nesërme (të mërkurën) do të ketë kufizim të energjis...
Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka reaguar për grabitjen e di...
Maskat nuk kursejnë as artistët. Në Lezhë është grabitur me...
Policia kufitare e Vlorës bllokoi një mjet lundrues në plazh...
*Nga Gjergj KOJAIlir Meta, Kryetari i Kuvendit, drejtues i n...
Në një opinion për Koha Jonë analisti i njohur Frrok Çupi th...
Pasuritë e të korruptuarve do të sekuestrohen me anë të dy o...
Marsela Çaushi, gruaja e dhunuar nga i shoqi në rrugët e Vlo...
Marko Bello ish-ministër dhe ish–deputet socialist flet një ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani kryen një takim konsu...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Tregu i punës po përballet me një polarizim në rritje ku r...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...