web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parid Cara i përgjigjet Artur Zhejit/Unë jam një nga emigrantët “majmunë” që Shqipëria nuk më dha mundësinë të jetoj normalisht

9 Gusht 2016, 14:38, Aktualitet CNA

Deputeti socialist Parid Cara i ëhstë përgjigjur përmes rrjeteve sociale një etiketimi të bërë një ditë më parë nga Artur Zheji, i cili përmes një komenti i cilësonte emigrantët si majmunë. Cara është një nga deputetët e së majtës që ka emigruar në Itali, ndërsa shpreh keqardhjen për etiketimin e bërë ndaj mijëra emigrantëve shqiptarë.

Komenti i plotë i deputetit Parid Cara

Dje paradite u ligështova shumë kur hapa portalet e lajmeve të vendit tim. Kishte lajme nga më të ndryshmet, vrasja e një 17 vjeçari në vendin e grumbullimit të plehrave, grabitja e një banke në Tiranë, grabitja e një karburanti?por ajo që më la shije të keqe ishte fakti që unë etiketohesha si majmun.

Gazetari Artur Zheji, të cilin nuk e njoh personalisht dhe mbase nuk do njihem kurrë me të, më kishte etiketuar mua dhe mbi 1 milion shqiptarë të tjerë që sot janë emigrantë si majmun për faktin se disa prej nesh kur vijnë në Shqipëri flasin gjuhën e vendit ku ata kanë ndërtuar jetën.

Unë jam një emigrant që vendi im nuk mi dha mundësitë për të jetuar normalisht, por më detyroj të kaloj Adriatikun për të ndërtuar familjen në Itali.

E megjithatë çdo vit kam ardhur në vendin tim, kam kaluar pushimet këtu, kam paguar taksat e vendit tim (ndonëse shërbimet i merrja diku tjetër), jam munduar ti shërbej vendit tim.

Si unë janë edhe qindra mijëra shqiptarë të tjerë, të cilët kanë kontribuar për Shqipërinë dhe jo më kot çdo vit në Shqipëri vinin nga emigrantët më shumë se 500 milion euro.

Jo të gjithë e kishin mundësinë të bëheshin drejtorë e gazetarë, po zgjidhnin që ti paguanin taksa këtij vendi, siç e thashë edhe më lart, edhe pse qëndronin këtu vetëm një muaj.

Emigrantët nuk janë vetëm ?për tu mjelë?, për tu marrë fitimet që ata arrijnë me djersë e me gjak gjatë një viti të tërë dhe pastaj pse flasin italisht, anglisht e greqisht, të quhen majmunë e përçmohen.

Emigrantët duhet të kenë vendin e tyre në shoqëri. Ne duhet që tu krijojmë atyre mundësinë për të votuar, që ata të jenë vendimtarë në përzgjedhjeve e njerëzve që do të drejtojnë vendin, pasi prej 25 vjetësh janë vendimtarë në ekonominë shqiptarë.

Ti japësh emigrantit vendin që i takon, do të thotë ta respektosh dhe ta falënderosh që ka sjellë të ardhura dhe nuk i ke ofruar asnjë shërbim, e jo ta quash majmun dhe ta përçmosh siç me keqardhje konstatova në shkrimin e zotit Zheji. /citynews/





Lajmet e fundit nga