"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Në shtypin shqiptar është përmendur disa herë fisi Kalash i Pakistanit, me hipotezën se ai ka prejardhje ilire. Natyrisht kjo u përket shkencëtarëve ta provojnë por kjo kronikë na njeh me gjendjen e tyre ekonomike.
Shumë vite presioni ekonomik dhe konvertime të detyruara në fenë islame, vazhdojnë të përbëjnë kërcënim ekzistence për këtë pakicë, paganët e vetëm në këtë republikë islamike.
Dikur një komunitet i madh që për shumë shekuj sundoi distriktin Chitral në veri të Pakistanit dhe zonat që ndajnë kufirin me Afganistanin, fisi Kalash është tkurrur në gati 4 mijë njerëz. Ata janë tani të përqëndruar në tre lugina të vogla, në malet Hindu Kush.
Por kjo nuk ka ndikuar në atmosferën festive dhe gjallërinë në festivalin e përvitshëm pranveror, ku burrat dhe gratë me veshje shumëngjyrëshe tradicionale kërcyen dhe interpretuan si zakonisht për të argëtuar turistët.
Gratë Kalasha mund të takohen me meshkuj të tjerë dhe janë të lira të bien në dashuri jashtë fisit nëse bashkëshorti është i gatshëm të paguajë çmimin sipas zakoneve. Një akt i tillë dënohet si kundër nderit të familjes në pjesë të tjera të Pakistanit, ku shumë i përmbahen një kodi strikt kulturor dhe fetar.
Turizmi është tani i vetmi burim të ardhurash për familjet e varfëra të fisit Kalash pas përmbytjeve shkatërruese dhe tërmeteve të viteve të fundit që kanë shkatërruar rëndë fermat bujqësore dhe bagëtinë, mënyra e jetesës së këtij fisi për shekuj me rradhë.
?Problemi i madh me të cilin përballemi është se nuk ka rrugë të përshtatshme dhe qeveria nuk i ka ndërtuar megjithë kërkesat tona të përsëritura. Papunësia është një tjetër çështje madhore dhe arsyeja përse disa njerëz konvertohen çdo vit në myslimanë,? thotë banori Mohammad Ali.
Kritikët theksojnë se pakica Kalash po rrethohet nga popullësia myslimane në rritje. Gjatë viteve komuniteti pagan ka humbur kontrollin e një pjese të madhe të tokës së tyre ndaj myslimanëve përmes shitjeve ose hipotekimit në këmbim të kredive të vogla.
Zyrtarët pakistanezë që punojnë për të promovuar dhe rritur ndërgjegjen rreth kulturës së rrezikuar pranojnë se është bërë pak për ta mbrojtur atë.
Udhëheqës të komunitetit thonë se fisi Kalash beson në një Zot të vetëm por jo në librat dhe të dërguarit hyjnorë. Ata thonë se ky besim i ka bërë ata të pafe në sytë e fqinjëve myslimanë duke nxitur fushatën e konvertimeve të bashkërenduara.
Fisi Kalash i ndërpret të gjitha lidhjet me ata që konvertohen në myslimanë dhe nuk i pranon më në shoqëri. Ata nuk përdorin mënyra të dhunshme për të dekurajuar konvertimet. Megjithëse braktisja e Islamit në favor të feve të tjera në Pakistan mund të bëhet shkak për një sulm fatal./VOA
Interneti mbush 25 vjeç. Ky zhvillim është meritë e fizikant...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar lidh...
Partia Republikane nuk po gjen asnjë mjet për të frenuar kan...
Kapen në pikën kufitare të Muriqanit në Shkodër 4 shtetas të...
Irani ekzekutoi një shkencëtar bërthamor, i dënuar se u kish...
Shkurta Hasanpapaj ishte 16 vjeç kur i duhej të martohej në ...
Një shtetas italian ka përfunduar në prangat e policisë së T...
Fshati Hasanbeg i banuar në shumicë nga shqiptarë është një ...
Nga Ben AndoniNë ditët tona po vjen si një paradoks i madh p...
Kryeministri Edi Rama dhe Kreu i Kuvendit Ilir Meta shprehën...
Denion Meidani, djali i ish-Presidentit Rexhep Meidani, vijo...
Shqipëria solidarizohet dhe shpreh gatishmërinë për të ndihm...
Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar s...
Alepo këto ditë është për banorët e saj një ferr në tokë. Mi...
Një kështjellë gjigande mesjetare ka dalë në shitje.Castel V...
Nga Alban DaciJam dakord se jemi në politikë e për rrjedhojë...
Gjendet trupi i pajetë i një personi në landfillin e Sharrës...
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Ambasadori austriak ...
Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi në një intervist...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...