web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Morën 3 mijë euro ryshfet për leje mjedisore/ Lirohen 2 ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit

23 Korrik 2016, 17:08, Aktualitet CNA

Dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit që u filmuan nga emisioni Stop teksa merrnin ryshfet për leje mjedisore, janë lënë të lirë. Taulant Manaj dhe Florian Progri u arrestuan pasi u filmuan duke marrë 3 mijë euro për t?i dhënë një subjekti leje mjedisore.

Florian Progri që bënte dhe rolin e sekserit, pranoi se kjo nuk ishte hera e parë që ata merrnin para. Ata u dënuan me nga 1 vit e 4 muaj burg secili,por për shkak se u dënuan me gjykim të shkurtuar iu është ulur 1/3 e dënimit.

Gjithashtu Taulant Manaj nuk mund të ushtrojë funksione publike për 5 vjet, ndërsa Florian Progri për 3 vjet.

 





Lajmet e fundit nga