web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vladimir Kosta kallëzon në Prokurori biznesmenin nga Përmeti

14 Korrik 2016, 20:19, Aktualitet CNA

Deputeti Vladimir Kosta ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës një kallëzim për shpifje ndaj biznesmenit nga Përmeti, Kostandin Gjata, i cili akuzoi deputetin se i kishte kërkuar ryshfet për ndërtimin e një ure në fshatin Vllahopsiotera.

Akuza u bë pas letrës publike të Kostës derjtuar kryeministrit Rama dhe deputetëve socialist ku lajmëroi largimin nga grupi parlamentar.

“Denoncova atë shpifësin, atë përmetarin atë ndërtuesin e urës që thotë më ka kërkuar Kosta 51 mln. Bëra një kallzim. Tani ta vërtetojë gjykata.” është shprehur Kosta për Ora News.

Në letrën e hapur deputeti Kosta mes akuzave për Ramën dhe ministrave të tij përmend edhe rindërtimin e një ure në fshatin Vllahopsiotera ku thoshte se miqtë e tij hodhën 31 mln lekë të vjetra nga xhepi i tyre  për ndërtimin e saj.

Por biznesmeni Kostandin Gjata, firma e të cilit fitoi tenderin për ndërtimin e kësaj ure ka deklaruar se deputeti Kosta i kishte kërkuar atij 54 mln lekë me pretendimin se e kishte ndihmuar për të fituar këtë tender.





Lajmet e fundit nga