Këlliçi denoncon sërish Jet Bank: Mungesë transparence që nga dita e parë, arsye serioze për hetime
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...
Deputeti demokrat dhe nënkryetari i PD-së, Belind Këlliçi,...
Qeveria shqiptare ka propozuar në Kuvendin e Shqipërisë ripërsëritjen e amnistisë së pronave të patundëshme, një mekanizëm që i lejon pronarët të kryejnë një vlerësim formal të vlerës së pronës së tyre, të paguajnë 2 për qind taksë mbi çmimin e vlerësimit dhe të kursejnë taksat në rast se do ta shesin pronën në të ardhmen. Për pronat nën pronësinë e bizneseve, taksa që do të duhet të paguhet për rivlerësim përcaktohet në masën 3 për qind.
Projektligji i propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe që po diskutohet në kuvend jep afat deri më 28 shkurt 2017 për kryerjen e procedurave të rivlerësimit nga ana e individëve dhe kompanive.
Në vitin 2011, qeveria e atëhershme miratoi një projektligj të ngjashëm pas problemeve të hasura nga vendosja për herë të parë në Shqipëri e tatimit mbi fitimet kapitale, një tatim që përkohësisht e bllokoi shit-blerjen e pronave të patundëshme në vend.
Tatimi mbi fitimet kapitale nënkupton detyrimin e qytetarit për të paguar tatim mbi të ardhurat personale (aktualisht në masën 15 për qind) në rastin kur shesin prona të patundëshme apo aksione me një çmim më të lartë nga sa e kanë blerë në të shkuarën. Në rast se një qytetar ka blerë një pronë para pesë vjetësh me vlerë 100 mijë euro dhe e shet sot me vlerë 110 mijë euro, atëherë detyrohet të paguajë 1,500 euro tatim mbi fitimin kapital të realizuar prej 10 mijë eurosh.
Problemi doli me pronat të cilat qenë të trashëguara dhe që nuk kishin një vlerë referencë, gjë që e kthente tatimin mbi fitimet kapitale efektivisht në një taksë shitjeje prej 10 për qind në atë kohë dhe 15 për qind aktualisht, një taksë e rëndë kjo për shit-blerje pronash të patundëshme.
Qeveria e kaluar gjeti një mundësi për të realizuar njëkohësisht të ardhura shtesë në një kohë krize dhe për të zgjidhur ngërçin dhe në vitin 2011 miratoi një ligj që lejonte rivlerësimin e pronave dhe pagesën e një takse prej 1 për qind mbi çmimin e rivlerësimit. Çmimi i rivlerësimit pas kësaj shërben si çmimi krahasues në rast se prona shitet sërish në të ardhmen.
Referencat statistikore të hipotekave tregojnë se 96 mijë prona me vlerë të përgjithshme prej rreth 2.9 miliardë eurosh u rivlerësuan gjatë viteve 2011-2012 dhe 2013, ndërsa qeveria iu gëzua rreth 28 milionë eurove të ardhura shtesë nga procesi.
Bizneset pritet të përfitojnë shumë nga ky proces, pasi pronat e tyre do të mund të rivlerësohen me anë të ekspertëve, duke ndryshuar reflektimin e këtyre pronave në bilancet e kompanive.
Megjithatë, qeveria pritet të ketë edhe humbje, për shkak se volumi i zakonshëm i shitblerjeve nuk do të taksohet me 15 për qind si tani por me 2 ose 3 për qind ndërsa fitimet do të varen nga numri i pronave aktualisht të pavlerësuara, pronarët e të cilëve do të kërkojnë rivlerësim. Në relacion, raportohet se pronat e individëve që kanë kryer shit-blerje gjatë vitit të kaluar kanë pasur fitim kapital total prej 16,4 miliardë lekëve, ndërsa të ardhurat e qeverisë në masën 15 për qind 2.5 miliardë lekësh. Këto të ardhura pritet të ulen me disa herë. Për pronat e shitura nga kompanitë, baza e tatueshme raportohet në 622.1 miliardë lekë ndërsa të ardhurat e qeverisë qenë 93 milionë lekë./BIRN
Akoma Spartak doje o Dylgjer!- do të më thërrisni Ju? Nuk i ...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka bërë thirrj...
Dhjetra qytetarë i janë bashkuar një tubimi përkujtimor për ...
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Fina...
Rreth mesditës së sotme është larguar nga banesa shtetasi M...
Një video rrëqethëse, duket sikur po bëhet një luftë e verte...
Goli i Xherdan Shaqirit ndaj Polonisë në 1/8-n e finales së ...
Ai ishte ndër emrat më të frikshëm të mafias italiane “Cosa ...
Kryeministri Edi Rama ka dalë me një tjetër propozim për Par...
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se do bëhet çdo gjë ...
Gjyqtarët në Shqipëri bien shpesh pre e akuzave për korrupsi...
Një shqiptar është ekzekutuar në qendër të Athinës. Ngjarja ...
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak minuta më ...
NJE ANE E MEDALJES Reagimi ndaj nje aksidenti fatal qe perfu...
Deputetja demokrate Majlinda Bregu është shprehur se se nuk ...
Bashkëshortja e Kryeministrit Edi Rama, Linda Rama do të kal...
Qeveria do të shpall një falje të gjerë për borxhet që bizne...
Prej vitesh shkarkimi i ujerave te zeza të institucionit te ...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle shprehe...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja nga aksidenti i rëndë është shënua...
Një aksident i rëndë është shënuar këtë të mërkurë në aksi...
Shtetasi M.H., 61 vjeç, peshkatar, është gjetur i pajetë n...
Finalizohet në bashkëpunim me Policinë britanike, një tjet...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...