Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e Dritan Dajtit
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim dosjen ...
Tashmë në Shqipëri fiaskot e bujshme përsa i përket fushave të rendit publik e sigurisë kombëtare nuk janë më përjashtim, por rregull i Qeverisë së ?Rilindjes?. Dështimi i fundit ishte kapja në Itali, në Casalabate të Leces (Lecce) të 800 Kg. kanabis dhe një pistolete ?Tokarev? kal. 7.62 mm me 15 fishekë. Në pamje të parë kapja e 800 Kg. kanabis nuk është ndonjë gjë e madhe, sepse pas viti 2013 italianët kanë kapur edhe 2 edhe 3 ton kanabis shqiptar me një goditje të vetme. E reja e kësaj kapje është mënyra sesi kjo sasi kanabisi u trafikua nga Shqipëria në Itali. Nuk mund të justifikohet kush me shprehjen standart që nuk mund të kontrollojmë cdo pëllëmbë të bregdetit, sepse nuk u përdorën gomonet oqeanike ose motorskafët e shpejtë, por ngarkesa nga Porti i Durrësit përfundoi në Portin e Brindizit. Për më shumë mund të konsultohet linku http://www.laregione.ch/articolo/le-fiamme-gialle-intercettano-ottocento-chilogrammi-di-marijuana/28742
Gjykatësi i hetimeve paraprake i Leces Vincenzo Brancate dha masën e sigurisë arrest me burg për 2 shtetas shqiptarë që u kapën nga Roja e Financës duke transportuar me furgon 150 Kg. kanabis dhetë njëjtën masë sigurie për malazezin B. B. 27 vjec, që shërbente si roje në ?magazinën? e kanabisit ku u kapën 650 Kg. të tjera drogë. Sipas gjykatësit Brancate finacierët italianë i kishin ?qepur ? më së miri provat për tre shkelësit e ligjit. Ata e kishin mbajtur nën mbikqyrje ngarkesën e kanabisit nga Porti i Durrësit për në Brindizi e më pas për në vend magazinimin në Casalabate. Pikërisht nga këtu më pas sasi prej 80-150 Kg kanabis në varësi të kërkesës së tregut transportoheshin nga 2 korrierët shqiptarë në rajonet e veriut të Italisë si Lombardi, Piemont, Toskanë, Lazio etj.
Si vallë kaluan kontrollin policor-doganor dhe skanimin nga koncesionari privat plot 800 Kg kanabis, sikur të sihin 8 kokrra misri?! Në Durrës koncesionari i skanimit për më tepër ka instaluar një skaner jo vetëm më modern sesa ai në DOganën e Barit, por edhe sesa skaneri në Portin e Gjenovës. Fatkeqësisht tashmë është bërë e modës që kontrolli me skaner në Durrës të shoqërohet me skandale. Pas akteve terroriste në Paris (nëntor 2015) me gjithë rritjen e masave të sigurisë në Doganën e Durrësit kaluan pa u kapur nga skaneri 1,6 ton kanabis. Për këtë 3 doganierë, 2 policë dhe 2 punonjës të firmës koncesionare të skanimit u arrestuan për të shërbyer si koka turku. Arrestimet nuk e zgjidhën problemin, nuk e shtuan sigurinë në Durrës, sepse pak ditë më vonë në Brindizi dhe Bari u kapën kuintalë me kanabis, armë e klandestinë, që nuk i kishte detektuar skaneri në Durrës! Tashmë në korrik 2016 përsëri skaneri ultramodern në Durrës nuk zbulon jo vetëm pistoletën dhe 2 krehrat me fishekë por edhe 8 kuintalë kanabis. Dështime të tilla tashmë janë bërë normë. Vetëm 15 ditët e fundit kemi disa ngjarje të rënda, që vënë në pikëpyetje rendin publik dhe sigurinë kombëtare në Shqipëri. Kemi grabitje parash të bankavëe të nivelit të dytë në pistën e Aeroportit të Rinasit. Kemi grabitje banke në qendër të Vlorës ditën me diell, bankë kjo e grabitur 2 herë në 3 vitet e fundit mu në Sheshin e Flamurit! Kemi rrëmbim peshkarexhe në Durrës, që nuk e kapin radarët mjaft modernë ?Lockheed Martin? të Mrikës së Lulzimes alias Mimi Kodhelit. Kemi 4 doganierë Kakavie, që i arreston policia greke nja 30 Km brenda territorit grek duke shoqëruar 2 automjete të mbushura plot me sende të vjedhura në Greqi. Sot u desh të bucisnin mediat italiane për 800 Kg. kanabis, që të mësonim se skaneri ultramodern i Durrësit na qenkërka ?qorruar? përsëri! Në maj-qershor ?skifterët? të përkrahur nga segmente të devijuara të policisë vodhën me thyerje shtëpi të drejtorëve, zv/ministrave e deputetëve të LSI-së në Tiranë e në rrethe e kështu me rradhë. Legjitmisht lind pyetja me këtë vrull, që kanë marrë skandalet a ka ndonjë vend të sigurtë në Shqipëri? Larg qoftë mos ndoshta këtë verë kanë për të vjedhur edhe kërpudhën e famshme te oborri i Kryeministrisë? Rrezik krimi i trimëruar pa kufi ka për të vjedhur edhe ndonjë burim radiacioni te ndërmarrja, ku është drejtor prof.Klosi, pastaj nuk ka burrë në tokë e Zot në qiell, që ta shpëtojë ?Rilindjen? dhe ?Rilindjexhinjtë?!/Gjergj THANASI
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim dosjen ...
Fox News, një nga mediat më të mëdha dhe kryesore në SHBA dh...
Një tjetër deputet socialist pritet të shkëputet nga Grupi P...
Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerik...
Dhuna në familje vijon të mbetet një problem për shoqërinë s...
Ambasadori amerikan Donald Lu shprehet i zhgënjyer nga përgj...
Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, ka përgatitur një për...
Policia e Krujës ka asgjësuar 2720 bimë narkotike të llojit ...
Lideri dhe themeluesi i Partisë Socialiste , njeriu që vazhd...
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar pasi u...
Lëvizjet në parlament po tregojnë qartazi se kryeministri Ed...
Policia e Memaliaj ka asgjësuar 2241 bimë narkotike të lloji...
Policia e Korçës ka arrestuar dy kushërinj pasi kishin kulti...
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidersh...
Policia e Dibrës ka arrestuar një shtetas 22 vjeçar pasi u k...
Zgjedhjet e parakohëshme janë alternative që kryeministri Ed...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka qenë d...
...
Sipas projektit të paraqitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit...
Ligji i ri për Arsimin e Lartë rrezikon seriozisht të ardhme...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...