Rrahu babain/ Arrestohet 34 vjeçari
Dhuna në familje vijon të mbetet një problem për shoqërinë s...
Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerikan të kompromisit dhe përgjigja e opozitës nuk i jep Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian fuqi vendimmarrëse në procesin e vettingut.
Në propozimin e saj të ri të siguruar nga “Top Channel”, opozita u jep ndërkombëtareve rol vëzhgues, por jo atë “të duhurin”, siç u shpreh të dielën Ndihmëssekretarja e Shtetit, Viktoria Nuland. Në propozimin amerikan, ndërkombëtarët kishin fuqi vendimarrëse për procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa opozita i përjashton ata nga ky rol.
Burime diplomatike bënë të ditur për Top Channel se ata prisnin një qëndrim të ndryshëm nga opozita pas takimit me zonjën Nuland.
Hapat e parashikuar nga propozimi i PD për vettingun:
1. Avokati bën shpalljen për aplikim.
2. Avokati çon listën e plotë në Kuvend, pa përjashtuar asnjë kandidat.
3. Lista i dërgohet Kuvendit bashkë me dokumentacionin zyrtar. Procesi zhvillohet me monitorim nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.
4. Kuvendi krijon 2 komisione ad hoc. Njëri me 12 anëtarë, tjetri me 6 anëtarë. Në çdo rast me përbërje të barabartë.
5. Komisioni me 6 anëtarë shqyrton kandidatët dhe verifikon përmbushjen e kritereve. Ky komision merr vendim për përjashtimin e një kandidati (akt administrativ) bazuar vetëm në prova.
6. Pas seleksionimit dalin 3 lista. (a) lista me kandidatët për komisionerë, b) lista me kandidatët për komisionerë publikë c) lista me kandidatët për gjyqtarë);
Në propozimin e PD-së thuhet se “Vëzhgues nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit kanë të drejtë të marrin pjesë në seancat e shqyrtimit të kandidatëve pa asnjë kufizim. Kjo trupë ka të drejtë të ketë akses të plotë dhe të papenguar tek çdo dokumentacion që administron komisioni.” propozimi i PD-së thotë se “Pas përfundimit të shqyrtimit të kandidatëve nga komisioni ad hoc, ONM ka të drejtë t?i dorëzojë Kuvendit një raport të detajuar me vlerësim për secilën kandidaturë, sipas kritereve kushtetuese dhe ligjore dhe dokumentave dhe provave të administruara nga komisioni”
7. Kandidatët e përjashtuar kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën Kushtetuese.
8. Komisioni ad hoc me 12 anëtarë zgjedh 12 komisionerët e Komisionit të Kualifikimit. Propozimi parashikon që “zgjedhja bëhet pa debat përmes një votimi të fshehtë elektronik, ku secili anëtar i komisionit voton për 1 kandidat. Procesi mundëson që zgjedhjet të jenë sekrete duke shmangur kështu etiketimin politik të kandidatëve”.
9. I njëjti komision ad hoc nga parlamenti me 12 anëtarë zgjedh edhe 2 Komisionerët Publikë (përsëri pa debat dhe përmes një votimi të fshehtë elektronik). 2 kandidatët që marrin më shumë vota do të quhen fitues. Nqs 2 ose më shumë kandidatë marrin një numër të barabartë votash, fituesi zgjidhet me short midis tyre.
Propozimi i PD-së përfshin një mënyrë të ngjashme edhe zgjedhjen e gjyqtarëve që do të vendosin për ankimimet e kandidatëve të përjashtuar nga procesi i vettingut.
10. Kuvendi mund të pranojë ose rrëzojë listën e kandidatëve në bllok me një shumicë të cilësuar (2/3). PD thotë se kështu “Kuvendi nuk e ka të mundur të pranojë ose rrëzojë vetëm një pjesë të listës”.
Për dokumentin e plotë klikoni këtu.
Dhuna në familje vijon të mbetet një problem për shoqërinë s...
Ambasadori amerikan Donald Lu shprehet i zhgënjyer nga përgj...
Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, ka përgatitur një për...
Policia e Krujës ka asgjësuar 2720 bimë narkotike të llojit ...
Lideri dhe themeluesi i Partisë Socialiste , njeriu që vazhd...
Policia e Sarandës ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar pasi u...
Lëvizjet në parlament po tregojnë qartazi se kryeministri Ed...
Policia e Memaliaj ka asgjësuar 2241 bimë narkotike të lloji...
Policia e Korçës ka arrestuar dy kushërinj pasi kishin kulti...
Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri (ANYN) dhe Lidersh...
Policia e Dibrës ka arrestuar një shtetas 22 vjeçar pasi u k...
Zgjedhjet e parakohëshme janë alternative që kryeministri Ed...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Koço Kokëdhima, ka qenë d...
...
Sipas projektit të paraqitur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit...
Ligji i ri për Arsimin e Lartë rrezikon seriozisht të ardhme...
Lëkundje të lehta tërmeti janë ndjerë në mesnatë në Tiranë d...
Gjatë ditëve të nxehta të korrikut në vendkalimet kufitare K...
Qeveria austriake vendosi të konfiskojë shtëpinë ku lindi di...
Ndërkohë që në Shtetet e Bashkuara vazhdon tensioni pas vras...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...