Plagosje me armë zjarri në Pogradec
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është diskutuar mbi qëndrimin e kësaj force politike, ndaj draftit hibrid të propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi reformën në drejtësi, është shoqëruar me debate. Disa nga deputetët demokratë kanë kundërshtuar qëndrimin e PD-së, që refuzon draftin hibrid, më konkretisht rolin e ndërkombëtarëve në këtë proces.
Burime nga PD shprehen për Citynews se ish-Kryeministri Berisha ka marrë menjëherë fjalën pasi Kreu demokrat Lulzim Basha ka prezantuar draftin dhe qëndrimin e PD-së. Berisha mësohet të jetë shprehur se roli i ndërkombëtarëve duhet të jetë thjesht vëzhgues, duke e argumentuar këtë me sugjerimet e Komisionit të Venecias.
Por kundër këtij qëndrimi janë shfaqur të paktën 4 deputetë të PD-së, Astrit patozi, Arben Imami, Majlinda Bregu, Genc Ruli.
Deputeti Patozi mësohet të ketë deklaruar se sjellja politike e PD do të ketë një faturë, e cila nuk mund të përcaktohet nga kjo forcë politike, por nga populli dhe ndërkombëtarët.
Në të njëjtën linjë është shfaqur edhe deputetja Majlinda Bregu. Mësohet se pas debateve, ish-Kryeministri ka lënë mbledhjen e grupit parlamentar, duke u larguar para kohe.
Debatet
Berisha: Venecia përcakton që roli i ndërkombëtarëve është thjesht vëzhgues të procesit, jo të kenë të drejtën e vendimmarrjes. kemi diskutuar gjithmonë mbi 3 argumente, moskapjen, sovranitetin dhe të drejtat e njeriut. Venecia ka si detyruese sovranitetin. jemi investuar shumë tek amendamenti 88 për moskapjen. A garantohet sovraniteti kur roli i ndërkombëtarëve është përtej vëzhguesit? Vëzhguesit ndërkombëtarë nuk mund të jenë ekzekutivë.
Patozi: Kemi kërkuar vetë angazhimin e ndërkombëtarëve si garanci, tani po duket sikur kemi ndryshuar qëndrim. Sjellja jonë politike do të ketë një faturë, të cilën nuk e përcaktojmë ne por populli dhe ndërkombëtarët.
Ruli: Këtë që thoni ju sot, e kam thënë unë kohë më parë. Përse ndryshuam qëndrim tani?
Bregu: E kemi kërkuar ne rolin e operacionit ndërkombëtar monitorues. Ne nuk mund të marrin kostot e moskoherencës sonë. Drafti ka ndryshuar 90 % me ndërhyrjet tona. Kush na garanton që puna që kemi bërë nga shtatori deri më sot nuk bie poshtë? Jemi identifikuar sikur nuk duam reformën në drejtësi dhe çështja është çfarë ndodh me këtë parti.
Imami: Duhej të kishim thënë më përpara se nuk e pranojmë rolin e ndërkombëtarëve.
Basha: E vërteta është në anën tonë, ashtu si në rastin e dekriminalizimit. Monitoruesit monitorojnë dhe ofrojnë garanci. Venecia ka deklaruar se opozita është garancia e vetme e procesit. Ne kemi respektuar në çdo moment Komisionin e Venecias.
Bregu: Çështja është ne e kemi me partnerët ndërkombëtarë apo me Edi Ramën? Në k137të spirale që kemi hyrë çfarë ndodh nëse nuk votohet reforma? Të diskutojmë mbi lëvizjen politike dhe jo mbi detajet e kundërpërgjigjes. Ambasadorit Lu i kemi çuar propozimin parimor. Ndërkombëtarët s’mund të kenë rol ekzekutiv, pasi nuk e lejon Kushtetuta një gjë të tillë. /citynews/
Pas propozimit të Partisë Demorkatike për largim të ndërkomb...
Ndryshe nga Kongresi i mbajtur pak muaj më parë, kur Edi Ram...
Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankë...
Kryeministri Edi Rama, njëherëz edhe Kryetar i PS-së, në fja...
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure ...
Dritan Panxhi 37-vjeç i kërkuar për veprën penale të ‘Vrasje...
Partia Demokratike ka refuzuar edhe draftin hibrid mbi refor...
Një 58 vjeçar nga Leskoviku është vënë në prangat e policis...
Krimi Ekonomik dhe Financiar ka zbuluar një rast të kalimit ...
Ish-kandidatja për deputete, Arnida Capi, tregon anën tjetër...
Bypassi Gastrik, tendenca e re dhe mundësia më e mirë për të...
Tashmë në Shqipëri fiaskot e bujshme përsa i përket fushave ...
Gjykata e Lartë ka vendosur të rikthejë për rigjykim dosjen ...
Fox News, një nga mediat më të mëdha dhe kryesore në SHBA dh...
Një tjetër deputet socialist pritet të shkëputet nga Grupi P...
Partia Demokratike ktheu një përgjigje për propozimin amerik...
Dhuna në familje vijon të mbetet një problem për shoqërinë s...
Ambasadori amerikan Donald Lu shprehet i zhgënjyer nga përgj...
Kryetari i kësaj partie, Lulzim Basha, ka përgatitur një për...
Policia e Krujës ka asgjësuar 2720 bimë narkotike të llojit ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Po...
Policia e Sarandës ka goditur një grup kriminal që kryente...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...