Lëvizja e fortë e euros/ Çfarë po ndodh me kursin në Shqipëri?
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Qeveria e Vjenës ka hartuar kuadrin ligjor për të marrë pronësinë për shtëpinë e lindjes së Adolf Hitlerit në Braunau am Inn. Austria synon që ta pengojë kthimin e shtëpisë në një “qendër kulti” për neonazistët.
Hapi i qeverisë do të bëjë që pronari aktual i shtëpisë, vendasja Gerlinde Pommer të humbasë pronësinë për godinën historike, bëri të ditur ministria e Brendshme e Austrisë të martën.
Familja e Adolf Hitlerit vetëm e kishte marrë me qira për pak vjet në 1889 një apartament në shtëpinë në Braunau am Inn, ku lindi diktatori i ardhshëm nazist. Në vitin 1938, pasi regjimi nazist e aneksoi Austrinë, ndihmësi i afërt i Hitlerit, Martin Bormann e bleu shtëpinë. Pas kësaj shtëpia u vendos nën mbrojtjen e shtetit. Pas luftës Austria ua ktheu pronën pronarëve të saj fillestarë. Lumi Inn në Braunau shërben si kufiri midis Gjermansië dhe Austrisë.
Në vitin 1972, qeveria austriake nisi ta marrë me qira godinën. Shumicën e herëve në të mbaheshin seminare për invalidët. Por se çfarë do të bëhej në plan afatgjatë me shtëpinë, kjo qe temë diskutimi për një kohë të gjatë. Megjithëse qeveria austriake u përpoq ta blejë shtëpinë që prej vitit 1984, pronarja Gerlinde Pommer refuzoi ta shiste.
Por projektligji i së martës tregon se durimi në Vjenë më në fund ka mbaruar. ” Vendimi është i nevojshëm, sepse Republika dëshiron të ndalojë që kjo shtëpi të kthehet në ndonjë mënyrë në një “qendër kulti” për neonazistët, siç ka ndodhur në mënyrë të përsëritur në të kaluarën, kur para saj janë mbledhur njerëz që kanë lëshuar parrulla”, tha ministri i Brendshëm, Wolfgang Sobotka para mbledhjes së kabinetit.
“Vizioni im është rrëzimi i shtëpisë”, shtoi ai. Sipas ministrit, shkatërrimi i shtëpisë do të ishte “zgjidhja më e pastër.” Ministria e Sobotkës paguan 4800 euro në muaj qira për këtë shtëpi, megjithëse shtëpia rri bosh që nga viti 2011, pas një përplasjeje tjetër me pronaren e saj për përdorimin dhe riorganizimin e shtëpisë.
Megjithatë, shkatërrimi i shtëpisë frenohet nga pengesa ligjore. Godina trikatëshe mbrohet nga ligji si element i pjesës historike të qytetit në Braunau dhe autoritetet duhet të gjejnë një rrugë për ta anashkaluar këtë ligj.
Kompensim pa apel
Një komision prej dymbëdhjetë vetësh do të marrë vendimin përfundimtar. Propozimet përfshijnë që shkatërrimin e shtëpisë në shndërrimin e saj në shkollë, bibliotekë ose një muze që dokumenton krimet naziste.
Parlamenti pritet ta konfirmojë projektligjin e qeverisë në shtator. Parashikohet një kompensim për pronaren, por pronarja në pension nuk do të ketë të drejtë ta kalojë në apel vendimin ose të negociojë për dëmet. Sipas ministrit Sobotka, Pommerit do t’i paguhet një shumë e ngjashme me atë që u është paguar si kompensim atyre, shtëpia e të cilëve është shkatërruar për shkak të ndërtimit të një hekurudhe./DW
Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku për paso...
Sot Edi Rama është shfaqur në ekrane si triumfator. Pas “JO”...
Shqipëria është një ndër vendet me cilësinë e ajrit më të më...
Arben Malaj pritet të jenë një nga anëtarët e Këshillit Mbi...
Deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi, tha në përfun...
Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga seanca ku do të votohet dr...
Ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, Moisi Meminaj, i ci...
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur shitjen online të bi...
Disa persona të paidentifikuar kanë hyrë me dhunë në dyqani...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot pas përfun...
Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin fqinj, Kryetar...
Festa e organizuar me rastin e 25 vjetorit të Partisë Social...
Ka rezultuar tragjike kjo e mërkurë për një grua ende të pai...
Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së...
Një grua me dy fëmijë u përplas në mes të rrugës nga një au...
Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, ku është diskutuar m...
Pas propozimit të Partisë Demorkatike për largim të ndërkomb...
Ndryshe nga Kongresi i mbajtur pak muaj më parë, kur Edi Ram...
Punimet për të shndërruar Hotel Dajtin në ambiente për Bankë...
Kryeministri Edi Rama, njëherëz edhe Kryetar i PS-së, në fja...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 31-vjeçar është rrëzuar nga shkëmbi në malin e Gopeshi...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
SHBA-ja dhe Irani kanë rënë dakord të “tërhiqen” pas një s...
Pakistani nisi sulme ajrore dhe dërgoi trupa tokësore në p...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...