web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apeli rrëzon Veliajn për ndërtimet tek liqeni/ Gjykata: Punimet do vazhdojnë

13 Korrik 2016, 12:27, Aktualitet CNA

Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar kërkesën e Bashkisë së Tiranës për të ndërprerë punimet tek Liqeni Artificial i Tiranës, duke i dhënë të drejtë firmës Gener 2 për të vijuar ndërtimet.

Kryebashkiaku Veliaj, zhvilloi disa javë më parë një protestë përpara gjykatës, duke akuzuar se njëri prej gjyqtarëve të çështjes kishte konflikt interesi në këtë proces.

Për këtë arsye, gjykata shtyu vendimin që duhet të merrte disa ditë më parë. Sot, Apeli Administrativ ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, i cili i jep të drejtën firmës ?Gener 2? të vijojë ndërtimet.





Lajmet e fundit nga