Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Burime të besueshme nga organi i akuzës tregojnë se Prokuroria e Përgjithshme së shpejti do të marrë të pandehur Kryeministrin Edi Rama. Pritet edhe një shkresë nga SHBA, ndonëse Albi Serani, zëdhënësi i Prokurorit të Përgjithshëm i tha BIRN se sipas procedurës, nevojitet rreth një muaj për të verifikuar kallëzimin.
?Gjatë kësaj kohe prokurorët do të duhet të vendosin nëse ka elementë kriminalë dhe nëse do të hapin hetime apo jo?, shpjegoi ai. Por nuk e thotë çka po përgatitet në dosje.
Partia Demokratike e ka kallëzuar penalisht kryeministrin se ka financuar 80 mijë dollarë nëpërmjet një biznesmeni grek dhe shqiptaro ?amerikanit Bilal Shehu për të marrë pjesë në një takim elektoral të presidentit Obama në San Francisko dhe për të bërë një foto me të.
Një gjykatë në Nju Xhersi e shpalli fajtor Bilal Shehun, pasi ai pranoi se i kishte marrë paratë për të siguruar hyrjen në takim të një shtetasi shqiptar në tetor të vitit 2012. Ai pranoi se shtetasi shqiptar nuk ishte lejuar të hynte në takim, pasi e ndalonte ligji elektoral amerikan, por kishte bërë një foto me presidentin Obama.
Autoritetet amerikane nuk kanë publikuar emrin e shqiptarit, por opozita në Shqipëri thotë se të gjitha të dhënat të çojnë tek emri i kryeministrit Edi Rama, në atë kohë kryetar i opozitës. Ai e përdori foton me Obamën për fushatë elektorale dhe një media amerikane shkruajti fillimisht se për këtë foto Rama kishte paguar 80 mijë dollarë nëpërmjet Bilal Shehut.
Hetimet e FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zbuluan se Shehu i kishte marrë paratë në fund të shtatorit 2012 me transfertë bankare për të blerë dy bileta për një aktivitet për mbledhje fondesh për presidentin Obama. Biletat ishin në emër të tij dhe të bashkëshortes. Bileta e bashkëshortes është përdorur për shtetasin shqiptar që bëri foton me Obamën, sipas zbulimeve të FBI.
Shehu do të njihet me dënimin më 5 tetor. Ai rrezikon të dënohet me 5 vjet burg dhe 250 mijë dollarë gjobë.
Zyra e kryeministrit Rama i ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se nuk ka bërë asnjë financim të paligjshëm në fushatën e presidentit Obama dhe se vetë Rama nuk ka marrë pjesë në asnjë aktivitet elektoral të Obamës. Më herët, në një intervistë në Top Story, Rama kishte pranuar se foton me presidentin Obama e kishte bërë në të njëjtin aktivitet për të cilin po hetohet Bilal Shehu.
Opozita thotë se Rama ka shkelur tre ligje në Shqipëri dhe ligjin federal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shkelje të ligjit federal akuza ndaj Ramës pati edhe nga kongresmeni amerikan, Danna Rohrabacher, i cili ishte i pari që i kërkoi FBI ?së të hetonte rastin e fotos së Ramës me presidentin Obama dhe të financimit të bërë nga Bilal Shehu, që në mënyrë të paligjshme kishte dërguar në takimin për mbledhjen e fondeve një shtetas shqiptar.
Për këtë histori shkruan mediat me prestigjoze botërore.
Nëse Rama merret i pandehur nga prokuroria situata politike do të komplikohet dhe ka mundësi që kryeministri , edhe për këtë arësye, ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./Koha Jone
Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Samitin e krerëve të ...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka deklaruar se policia e...
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi konferencën me tem...
Pjesa dërmuese e botës së përparuar njihet për stilin jo të ...
Të jesh aktor tingëllon si gjë e madhe – një punë e famshme ...
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurti (Gjerma...
Policia Bashkiake e Tiranës duket se ia ka dalë me sukses nj...
Instagrami është bërë shumë i popullarizuar në vitet e fundi...
Rreth 40 refugjatë janë futur në katedralën e Regensburgut d...
Në samitin në Varshavë, NATO do të ndjekë një strategji të d...
Pesë policë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën të enjten mbrë...
Thonë se – koha fluturon. Duket sikur të kishte qenë dje koh...
Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin ...
I ftuar në studion e TemA TV, Ndocaj tha se reforma është e ...
Imigracioni është subjekt i një debati intensiv në shumë ven...
Gjyqtarja në Gjykatën e Magjistraturës të Ëestminister, Zj. ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë masa në lidhje me zb...
Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm Sajmi...
Zgjedhjet për kreun e Partisë Socialiste në Tropojë janë sho...
Krislen Keri, drejtori i projekteve në Ministrinë e Transpor...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...