web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

PD e padit në prokurori për foton me Obamën/ Kryeministria: Rama, asnjë financim të paligjshëm

4 Korrik 2016, 12:02, Aktualitet CNA

Pas kallëzimit të Partisë Demokratike në prokurori për kryeministrin Edi Rama, zyra e shtypit e institucionit kryeministror ka mohuar akuzat.

Përmes një deklarate për shtyp, kryeministria shprehet se Edi Rama nuk ka asnjë lidhje me financime të paligjshme. Ajo shprehet me ironi se i vetmi ?krim? që Rama ka kryer në kohën kur ishte në opozitë është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shtetit të saj i ishin mbyllur të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare.

?Kryeministri Rama s’ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm dhe i vetmi “krim” që ka bërë në vitin 2012 është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shefit të saj i ishin mbyllur të gjitha dyert dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë vuanin rrënimin e imazhit të vendit tonë për shkak te keqqeverisjes?, thuhet në njoftim

Më tej kryeministri i ka drejtuar akuzat nga Partia Demokratike duke theksuar se:

?Ishte koha kur qeveria e Shqipërisë shpërdoronte miliona dollarë nga taksat e shqiptarëve, për të lobuar në SHBA jo për Shqipërinë, po për përbaltjen e Partisë Socialiste dhe Edi Ramës me artikuj dizinformues të porositur e të paguar nga Tirana. Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t’i shesë në Shqipëri si “bomba” kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura?, vijon njoftimi

Në fund, zyra e shtypit të kryeministrit ka përfituar nga rasti për ti bërë thirrje Partisë Demokratike që përveç baltës të merret seriozisht për nevojën historike të vendit për Reformën në Drejtësi.

?Kryeministri Edi Rama përfiton edhe njëherë nga rasti për t’i bërë publikisht thirrje Partisë Demokratike që përveç propagandës së baltës dhe kallëzimeve që janë pjesë e kësaj propagande, të merret seriozisht me nevojën historike të vendit për Reformën në Drejtësi. Një drejtësi e çliruar nga kthetrat e korrupsionit politik e financiar, do të çlirojë më në fund edhe të vërtetën e gjithë akuzave të Partisë Demokratike si edhe të vërtetën e krimeve të pandëshkuara në gjithë këto vite!

Pse i trembet Partia Demokratike këtij çlirimi të domosdoshëm për të gjithë?

Pse nuk pranon Partia Demokratike që partitë së bashku të heqin duart nga kontrolli i sistemit e drejtësisë?

Çfarë e frikëson Partinë Demokratike në përfshirjen e aleateve tanë strategjikë në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi?

Këto janë pikëpyetjet e mëdha të Shqipërisë së sotme dhe jo fotografia e vitit 2012 me Presidentin e Shteteve të Bashkuara?, përfundon njoftimi





Lajmet e fundit nga