web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grabitja në Rinas/ Ministri Tahiri: Përgjegjësia e sigurisë bie mbi firmën private

4 Korrik 2016, 11:51, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është shprehur sot se përgjegjësia për sigurinë e aeroportit, ku disa ditë më parë u krye një grabitje me armë, bie mbi koncesionarin.

Ai u shpreh se që nga viti 2004, pas nënshkrimit të marrëveshjes me koncesionarin, policia nuk ka asnjë detyrë për sigurinë e  ambienteve të jashtme të aeroportit pasi kjo detyrë i përket kompanisë private.

?Përgjegjësia në rastin e grabitjes së parave është e koncesionarit. Nga viti 2004, policia nuk ka të drejtë të ruajë sigurinë në ambientet e aeroportit për shkak se kjo detyrë i përket kompanisë private. Kur dëgjoni për shtimin e masave të sigurisë, bëhet fjalë për ambientet e terminalit, aty ku janë udhëtarët?, tha Tahiri

Ai u shpreh se minimumi që duhet bërë është të rishihet kontrata me koncesionarin ose policia të ketë akses edhe në këtë pjesë të aeroportit për ruajtjen e sigurisë.

Më herët, zëdhënësja e TIA-s tha sot se përgjegjësia për grabitjen e parave është e policisë dhe se forcat e rendit ndodheshin në vendngjarje, por nuk kanë ndërhyrë.





Lajmet e fundit nga