web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tender me 100% të vlerës me një garues/ Vëllai i Irfan Hysenbelliut, nuk fal asnjë qindarkë

28 Qershor 2016, 06:42, Aktualitet CNA

Kompania e Bardhyl Hysenbelliut,  vëllait të biznesmenit dhe botuesit Irfan Hysenbelliu, me emrin 2 RC, ka fituar një tender me 100% të vlerës. Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi të Ujësjellësit të Beratit për ?Blerje Elektropompa, Furnizim dhe Vendosje për SH.A.U.K.BERAT-KUCOVE?.

Vlera e tenderit është gati 20 milionë lekë dhe ky është rasti ku paratë e taksapaguesve hidhen në tendera ku qytetarëve nuk ju rikthehet pas asnjë qindarkë.  Fitohen me 100% të fondit limit nga persona që dyshohen për lidhje të forta  afër pushtetit dhe mediatike.  Në tenderin me fond limit 1 984 974 lekë të reja, rezulton gjithashtu që kompania e Bardhyl Hysenbelliut, ?2RC? të ketë qenë e vetmja në garë.

Siç duket në dokumentin e mëposhtëm operatori ekonomik ?2RC? është subjekt i vetëm në garë, i cili ka përfituar tenderin me 100.00% të fondit limit. Më herët citynews ka sjellë rastin kur kjo kompani në partneritet me një tjetër operator ekonomik, përfitoi me 98% të vlerës së fondit limit tenderin 1.17 miliardë lekë të OST-së. Pas OST, me Beratin Bardhyl Hysenbelliu  ka vendosur rekord, ndoshta jo personal pasi nuk është i vetmi,  98%  me tenderin e parë janë pak dhe diçka ndoshta ju rikthehet taksapaguesve, 100%  të vlerës  është rekord që shumë pak firma dhe subjekte e kapin. /citynews

 





Lajmet e fundit nga