web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bregu: Qeveria të jetë më “agresive” në nxitjen dhe avancimin e reformave

27 Qershor 2016, 18:59, Aktualitet CNA

Kryetarja e Këshillit të Integrimit, njëherazi deputetja demokrate Majlinda Bregu është shprehur se qeveria duhet të jetë më ?agresive? në nxitjen dhe avancimin e reformave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bregu ka shkruar lidhur me takimin e sotëm të Këshillit të Integrimit, ku është folur mbi Procesin e Berlinit dhe përgatitjet e Shqipërisë për samitin e Parisit në korrik.

“Të flasësh për integrimin e Shqipërisë e të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, pas referendumit mbi Brexit, duket si pa lidhje me realitetin, kur të gjithë e dimë që në vitet e ardhshme i gjithë fokusi do të jetë në menaxhimin e kësaj situate të re në Union dhe në ravijëzimin e vizionit dhe politikave që do të tejkalojnë sfidat e pikëpyetjet që Brexit la pas. E kam thënë shpesh se ikja nga standardet është e lehtë, por transformimi dhe krijimi i Europës së
brendshmi është sfida më e madhe që e gjithë shoqëria jonë ka.” shkruan më tej Bregu.

Deputetja demokrate thekson se fokusi i larguar nga zgjerimi e nga Ballkani Perëndimor do të zbehë promovimin dhe monitorimin e reformave. “Avancimi me axhendën Europiane ka qenë nxitësi primar i zhvillimeve politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Fokusi i larguar nga zgjerimi e nga Ballkani Perëndimor do të zbehë promovimin dhe monitorimin e reformave dhe shtysa për konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë do duhet të vijë vetëm për së brendshmi. Duke përgëzuar projektin për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit për në Rinas e duke uruar fortë që ky projekt do të marrë mbështetjen e Samitit të Parisit, theksova nevojën për të qenë më ?agresiv? në nxitjen dhe avancimin e reformave, por edhe te gjetjes së instrumentave dhe mekanizmave finacues që do të mbështesin ndryshimet demokratike, sociale dhe ekonomike në vend.” përfundon ish-Ministrja e Integrimit Bregu.

 





Lajmet e fundit nga