web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tentoi të transportonte 808 kg kanabis drejt Italisë/ Arrestohet 43-vjeçari i shpallur në kërkim

21 Qershor 2016, 11:35, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas 43-vjeçar të shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikim narkotikësh”.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi Robert Myftari, 43 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur arrestimin e këtij personi të shpallur në kërkim për ngjarjen e ndodhur më datë 10.11.2015, ku në vendin e quajtur “Cekodhima”, me ndihmën e një mjeti lundrues “gomone” ka  tentuar të trafikojë një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike prej 808 KG të llojit “Cannabis sattiva”, në drejtim të shtetit Italian.

Kapja e këtij personi u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

 





07:17 Aktualitet

Gati për…faliment

Projektligji i ri “Për falimentin” tashmë ka mbërritur në ta...

Lajmet e fundit nga