Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Projektligji i ri ?Për falimentin? tashmë ka mbërritur në tavolinat e ligjvënësve për t?u diskutuar në komisionet kuvendore. Janë rreth 200 nene që do të përcaktojnë të gjithë zinxhirin nga do të kalojë falimenti. Juristët thonë se ligji duhet të synojë mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve të falimentit, të cilat nëse nuk kryhen me përgjegjësi nga gjykata apo administratori i falimentit, mund të mënjanojnë një mundësi riorganizimi duke parashikuar që në nisje një likuidim të sforcuar. Për herë të parë në historinë e legjislacionit për falimentimin që është miratuar pas viteve ?90, në draftin e ri ka disa dispozita që parashikojnë një radhë të posaçme preferimi për shlyerjen e detyrimeve para dhe pas rishpërndarjes.
Nga Elona Bedalli
Çështjet e falimentit në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë gjatë vitit 2015 pothuajse u trefishuan. Statistikat treguan se u regjistruan në total 64 çështje nga rreth 22 që ishin në vitin 2014.
Mungesa e gjyqtarëve të specializuar për çështjet e falimentit ishte një ngërç më vete dhe pengonte jo pak trajtimin dhe përfundimin e çështjeve. Për këtë qëllim, për herë të parë, vitin e kaluar u ngrit një seksion i posaçëm për të gjykuar çështjet tregtare dhe të falimentit. Në bashkëpunim edhe me IFC-në (Banka Botërore) u bë e mundur edhe trajtimi i gjyqtarëve. Aktualisht në Gjykatën e Shkallës së Parë po trajtohen çështjet e falimentit për emra të njohur kompanish, si ajo për Kurum, Albania Airlines, Praktiker Albanien, Volalba, Italcrom, Vaporusa-Alb, etj.
Ekspertët thonë se janë shumë të pakta çështjet e falimentit që përfundojnë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe kjo për shumë arsye. Shpesh procedurat gjyqësore janë të gjata dhe tejkalojnë afatet e përcaktuara në ligj. Në pjesën më të madhe, vonesat janë shkaktuar nga gjykime paralele. Edhe në Apel, afatet kanë qenë të gjata.
Për Ministrinë e Drejtësisë, parimi kryesor i këtij projektligji ka të bëjë me moskrijimin e ?shtigjeve? ligjore për të shmangur totalisht detyrimet private, të kontraktuara vullnetarisht.
Nga ana tjetër, debitorët të cilët bëjnë (dhe/ose kanë) të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kreditorët e tyre, do të pengohen në paraqitjen e një falimentimi në formë likuidimi, apo riorganizimi, edhe pse mund të jetë kjo një alternativë.
Detyrimet mund të reduktohen dhe të ristrukturohen për t?i dhënë një shans tjetër biznesit, në arritjen e përfitimeve ekonomike. Në këto kushte, gjykata shihet si garanci e procesit. Ekspertët e ministrisë thonë se në shumicën e juridiksioneve, falimentimi është dhe duhet të jetë i imponuar nga një vendim gjykate. Qëllimi kryesor i zbatimit të procedurave të falimentit është shlyerja, në mënyrë kolektive e detyrimeve të debitorit, nëpërmjet likuidimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave.
Kuadri ligjor aktual parashikon si aktorë kryesorë të këtij procesi: subjektin që i nënshtrohet falimentit; administratorit të procedurës falimentuese që caktohet nga gjykata; ekspertin vlerësues të aseteve të biznesit; aktorë të tjerë të interesuar, si dhe Agjencinë e Mbikëqyrjes së Falimentit.
Falimenti konsiderohet si një e drejtë ligjore, që në vetvete përbën një fushë të rëndësishme të së drejtës, një pjesë thelbësore të ekonomisë dhe sistemit financiar në tërësi. Sipas ekspertëve, rregullimi ligjor i marrëdhënieve kreditor-debitor nuk ka vetëm karakter ekonomik, por edhe social, pasi krijon mundësi reale për zgjidhjen e borxheve ndaj kategorive të tilla si familjet me probleme sociale, studentët, buxhetorë, biznes i vogël, etj. Ndër të tjera, kuadri i ri ligjor trajton edhe çështje që lidhen me paaftësinë paguese të subjekteve debitore, si dhe praktikat e ristrukturimit të borxhit, të cilat do të shmangin eliminimin e biznesit dhe do të rimodelojnë strukturën financiare dhe organizative të subjekteve debitore.
Megjithatë, ekspertët parashikojnë që projektligji për falimentin do të shoqërohet me shumë diskutime.
Hartuesit: Çfarë ndryshon me ligjin e ri
Ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar që ka asistuar Shqipërinë në hartimin e një strategjie, e cila do të ndihmojë në adresimin e kredive me probleme. Një problem që vazhdon të mbetet shqetësues për ekonominë e vendit tonë. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se në muajin prill të këtij viti, niveli i kredive të këqija shkoi sërish në 20%.
Por, pavarësisht se në vitin 2015, sistemi bankar fshiu rreth 23 miliardë lekë hua të humbura, kredi të tjera kaluan në këtë kategori. Ndërkombëtarët kanë artikuluar shpesh se niveli i lartë i këtyre kredive në ekonomi tregon sesa të thella janë problemet në sistemin e drejtësisë. Ata kanë sugjeruar që të ndërmerren reforma në të gjitha fushat juridike, si ato në sistemin e taksave, ristrukturimin e borxhit, të zbatimit të borxhit dhe mosaftësinë paguese.
Nga ana e qeverisë dhe Bankës së Shqipërisë është miratuar edhe plani i masave për reduktimin e kredive të këqija në sistemin bankar. Gjithashtu në Kuvend është dorëzuar edhe projektligji për disa ndryshime në Kodin e Procedurës Civile që kanë të bëjnë me urdhrat e ekzekutimit, vlerësimet e kolateralit, vlerësimet e sendeve të sekuestruara etj.
Një nga anëtaret e grupit të punës për hartimin e këtij drafti, prof. dr. Marjana Semini, në një intervistë për ?Monitor?, është shprehur se qëllimi final i të gjitha sugjerimeve të grupeve të interesit ishte të bëhej ligji më i qartë, të pajiset me një fjalorth termash dhe konceptesh, të ketë rregullat dhe parimet e veta, etj. Një tjetër synim i projektligjit është ai i gjykimit me afate më të shkurtra, të ketë seksione të posaçme në gjykata, të bëhet specializimi i trupave gjykues për çështjet e falimentit dhe kjo do të zvogëlojë dilemat që mund të kenë ata për aspekte të ndryshme të ligjit. Por, ja se cilat janë aspektet e reja dhe që kanë të bëjnë me:
Subjektet që i nënshtrohen falimentit
Projektligji parashikon zgjerimin e diametrit të rrethit të subjekteve, tek të cilët shtrin efektet e veta falimentimi ku përfshihen: personat fizikë (të tillë si individë, konsumatorë apo tregtarë); personat juridikë (të tillë si, personat juridikë privatë dhe publikë, fitimprurës dhe jofitimprurës); si dhe njësitë administrative vendore.
Subjektet monitoruese
Në projektligj sugjerohet që rrethi i subjekteve monitoruese apo që kanë të drejtën që të jenë të mirinformuara lidhur me procedurat e falimentimit të mbetet jo vetëm në kuadrin e AMF-së, të Gjykatës së Falimentimit, të mbikëqyrësit, apo të kujdestarit, (siç është në ligjin ekzistues), por të shtohet edhe roli i Prokurorisë, i Kontrollit të Lartë të Shtetit apo i autoriteteve mbikëqyrëse të sektorëve të ndryshëm me interes publik. Roli i këtyre subjekteve lidhet me marrjen dijeni apo verifikimin e dokumenteve, vendimeve gjyqësore, të planit të riorganizimit, ristrukturimit të borxheve apo të transfertave të tre viteve të fundit të subjektit para falimentimit. Kjo me qëllim shmangien e abuzimit apo mashtrimit me procedurat e falimentimit.
Kostot dhe shpenzimet
Lidhur me çështjet e kostove apo të shpenzimeve të falimentimit të cilat figurojnë si një nga pengesat që bllokojnë procedurën kur subjekti ka paaftësi paguese, projektligji parashikon krijimin një depozite garancie për të mbuluar këto shpenzime. Kjo depozitë parashikohet të krijohet si një fond i posaçëm nga subjektet tregtare apo sipërmarrësit pas vitit të tretë të veprimtarisë së tyre dhe depozitohet në bankë në emër të tyre, me kusht që depozituesi rifiton të drejtën e përdorimit të saj në rastin kur e mbyll veprimtarinë e vet me anë të likuidimit. Përjashtimisht, depozita e paaftësisë paguese mund të përdoret me urdhër të Gjykatës së Falimentimit, në fazën e likuidimit të procedurës së falimentimit. Projektligji ka edhe dispozita tranzitore për subjektet që janë në treg pa u rrezikuar nga falimentimi ose për subjekte që janë në prag të këtij procesi apo në procedurat e falimentimit.
Veç kësaj, projektligji parashikon një mundësi për një fond publik që do të menaxhohet nga AMF-ja dhe që synon të shmangë bllokimin e procedurave për shkak të dorëheqjes së administratorit apo të refuzimit të detyrës prej tij.
Administratori
Projektligji parashikon një garanci të re për kryerjen e detyrës së administratorit, duke sanksionuar se administratori i falimentimit, para pajisjes me licencë, depoziton në formën e garancisë një shumë monetare. Shuma e depozitës caktohet nga Agjencia Kombëtare e Falimentimit.
Krahas administratorit të falimentimit draftligji parashikon edhe rolin e kujdestarit, të kujdestarit të trashëgimisë apo të ekzekutorit të falimentit, të cilët janë subjekte që njihen e trajtohen edhe jashtë procedurës së falimentimit, nga Kodi Civil.
Ligji i Procedurave Tatimore
Projektligji parashikon se nga pikëpamja procedurale, ligji i falimentimit do të preferohet si i vetmi ligj që rregullon këtë procedurë në raport me ligjin mbi tatimet dhe taksat. Ky rregullim duhet të shoqërohet me rishikim të legjislacionit mbi tatimet dhe taksat. Në këtë drejtim, projektligji parashikon shfuqizimin e nenit 104, të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, i ndryshuar ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?.
Radha e referimit
Një ndryshim rrënjësor në projektligjin e ri të falimentimit, është ai që parashikon se radha e preferimit e parashikuar në nenin 605, të Kodit Civil, nuk është e përshtatshme për t?u përdorur në kontekstin modern të falimentimit.
Për këtë arsye, projektligji ka parashikuar detyrimin që përpara se të fillojë shlyerja e pretendimeve të kreditorëve sipas radhës së preferimit, të veçohen fillimisht shpenzimet e procedurës së falimentimit. Pas kësaj, projektligji ka shtuar një nen të ri me një radhë preferimi, ku parashikohet radha e shpërndarjes së pasurisë, duke u nisur fillimisht nga pretendimet e siguruara deri në vlerën e pronës që shërben si garanci.
Juristët: Ku duhet pasur kujdes
Juristët thonë se projektligji zgjeron rrethin e subjekteve për të cilët do të zbatohet dhe për sa u takon individëve, zgjidhet mënyra e shtrirjes së procedurës së falimentit mbi pasuritë e trashëgimlënësit, bashkëpronësinë e bashkëshortëve në përputhje me regjimin e bashkësisë ligjore apo asaj me kontratë etj.
Për sa i takon biznesit, projektligji ka propozuar shfuqizimin e nenit 104 të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008 ?Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë?, i ndryshuar, sipas të cilit midis të tjerash, administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare që deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht.
Ky ndryshim i sugjeruar nga projektligji, shmang përfshirjen në procedura të falimentimit të subjekteve tregtare që për arsye të llojit të aktivitetit që kryejnë, nuk mund të gjenerojnë fitime në vitet e para.
Juristët mendojnë se një diskutim të veçantë do të krijojë neni 146 i projektligjit për falimentimin, ku parashikohet shpërndarja e pasurisë sipas radhës së preferimit.
Sipas tyre, probleme në lidhje me dispozitat që kanë potencial që të krijojnë problem në praktikë mund të jenë ato që kanë të bëjnë me vënien në dispozicion të fondit për mbështetjen e rasteve kur debitori nuk ka pasuri të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet e procedurës së falimentimit dhe pezullimi pa afat i procesit derisa ky fond të vihet ne dispozicion. Sipas tyre, paqartësi ka edhe në lidhje me sigurinë e masës së falimentimit deri në hapjen e procedurës së falimentimit nëse kjo nuk hapet brenda afateve ligjore, sigurimi i pasurisë personale të ortakeve deri në çastin kur vërtetohet që nuk ka pasur transaksione, dhurime, neglizhencë, abuzime, etj.
Ndërsa avokatja Brikena Kasmi, e studios ligjore ?Afortiori Legal Counselors?, thotë se projektligji i paraqitur ka disa përmirësime të kuadrit të falimentit sipas ligjit ekzistues. Drafti saktëson dhe detajon fillimin e procedurës, palët, procedurën dhe efektet e falimentit.
?Detajimet kanë qenë të nevojshme për sistemimin dhe koordinimin e kreditorëve sipas cilësimit të tyre, nëse janë të siguruar, të përjashtuar apo fundorë duke i dhënë avantazh dhe siguri për shlyerjen e detyrimit. Drafti gjithashtu rregullon pozitën e debitorit. Rregullim të veçantë gjen performanca në favor të debitorit, përgjegjësia e debitorit dhe bashkëpunimi si dhe dëmet pasurore, kushtet për lindjen dhe kushtet për pretendimet ndaj masës së falimentit në rastet e veprimeve që passjellin dëm pasuror pas fillimit të falimentit. Ky draftligj, megjithatë, parashikon një koncept të ri që i kundërvihet ndarjes klasike të shoqërive të personit dhe të kapitalit.
Kjo do të thotë që në rastet e parashikuara si dështim i debitorit për të filluar në kohë (brenda 60 ditëve) procedurën e falimentimit, debitori do të përgjigjet kundrejt kreditorëve me pasurinë personale të tij, përtej pasurisë së regjistruar në kapitalin e shoqërisë. Ky parashikim është një avantazh parësor në mbrojtje të interesave të kreditorëve. Por, transferimi dhe mbartja e detyrimit nga kapitali (shoqërisë) në të personit ka mangësi parashikimi dhe është e parakohshme. Nga ky transferim preken interesat e familjes, edukimit dhe situata të tjera sociale. Nëse debitori nuk është i suksesshëm në biznes, ky fakt nuk duhet ta shoqërojë atë në jetën sociale dhe familjare?, thotë avokatia.
Juristët konsiderojnë si pozitiv në parim, zgjidhjen që i është dhënë avantazhimit të shlyerjes së kreditorëve, pasi është e nevojshme për sistemimin e atyre që quhen borxhe të këqija. Por, kjo zgjidhje është tërësisht në kundërshtim me praktikat e vendeve të tjera që kanë shkuar drejt faljes në mënyrë që të mos mbarten në jetën sociale të një vendi.
Sipas tyre, projektligji i jep gjykatës një pavarësi më të madhe bazuar në vlerësimin subjektiv dhe bindjen e brendshme të gjyqtarit. Raste të tilla përbëjnë parashikimet në lidhje me iniciativën për juridiksionin, kompetencën territoriale, publikimet dhe mënyrat e tyre, të cilat mund të rëndojnë me kosto masën e falimentit. Një nga njoftimet e parashikuara në ligj, që nuk përbën interes apo nuk ka lidhje juridike me procedurën e falimentimit, është njoftimi që i bëhet Agjencisë së Falimentit. ?Sipas ligjit, kjo agjenci ka funksion mbikëqyrje e licencimi për administratorët e falimentit dhe nuk merr pjesë në procedurë falimenti. Çdo përfshirje e një agjencie shtetërore do të shtrembëronte vullnetin dhe do të sillte pasoja të pariparueshme për privatin. Në kushtet që Shqipëria vuan nga fenomene korruptive, procedurat e shoqërive duhet t?u besohen udhëheqjes korporative të vetë shoqërive.
Nga ana tjetër, për gjykatën nuk është parashikuar një afat prekluziv për të kryer veprimet paraprake në lidhje me kërkesën e falimentit apo plotësimin e të metave, siç bëhet për procedurat që kërkohen nga debitori dhe kreditorët.
Sa i takon procedurës së falimentit, ligji ka mbajtur disa parashikime të ligjit të vjetër për falimentin, të cilat kanë qenë efikase. Por sistemon sipas përshkallëzimit një procedurë falimenti. Procedura e falimentit nuk nënkupton automatikisht likuidimin e shoqërisë. Qëllimi parësor i një procedure falimenti është rehabilitimi. Ky duhej të kishte qenë dhe funksioni i parashikimit për mbledhjen e raportimit që kryesohet nga gjykata e falimentit. Fazat e procedurës bashkë me mundësitë për ankim që i paraprijnë mbledhjes së raportimit e bëjnë objektivisht të pamundur që pas kalimit të një periudhe të gjatë kohore prej 1-2 vjetësh, shoqëria të ketë ato mundësi rehabilitimi që mund të kishte në fillim.
Thënë ndryshe, një procedurë falimenti nuk do të thotë që Shoqëria ka përfunduar e duhet të prishet ose të likuidohet. Procedura e falimentit duhet parë si një fazë e përkohshme që çdo veprim dëmtues administrimi që mund të jetë kryer nga organet drejtuese të shoqërisë të riparohet në kohë nëpërmjet sugjerimeve të administratorit të falimentit.
Një procedurë falimenti evidenton nëpërmjet inventarit çdo situatë të papëlqyeshme për strategjinë e biznesit të një shoqërie përfshi personat fizikë. Kjo procedurë passjell riorganizimin ose likuidimin?, thotë znj.Kasmi.
Sipas saj, ligji duhet të synojë mbajtjen nën kontroll të shpenzimeve të falimentit, të cilat nëse nuk kryhen me përgjegjësi nga gjykata apo administratori i falimentit, mund të mënjanojë një mundësi riorganizimi duke parashikuar që në nisje një likuidim të sforcuar.
Në projektligj janë përfshirë edhe sugjerimet e ?Uncitral? dhe Bankës Botërore të vitit 2012 për ristrukturimin e borxhit, standardet si dhe falimentin ndërkufitar.
Mangësitë e ligjit ekzistues
Qëllimi i këtij projektligji është të caktojë rregulla të detyrueshme, të njëjta dhe të barabarta, si dhe të lehtësojë zgjidhjen dhe shlyerjen e detyrimeve të debitorit brenda dhe/ose jashtë procedurës së falimentimit. Ligji ekzistues mbi falimentimin është vlerësuar si tepër kompleks dhe i vështirë për t?u zbatuar.
-Ligji është tepër i gjatë, i vështirë për t?u interpretuar dhe relativisht i huaj për sistemin ligjor shqiptar. Ligji aktual ndjek versionin fillestar të ligjit gjerman të vitit 1994, me pak ose aspak përshtatje me rrethanat e vendit tonë.
-Ligji përfshin një sistem të menaxhimit të biznesit në vështirësi, që nuk ofron një mënyrë të përshtatshme për të nxitur përdorimin nga ana e debitorëve.
-Ligji nuk parashikon një rregullim të plotë dhe të përshtatshëm të efektit të hapjes së procedurës së falimentimit dhe në përgjithësi, nuk ka dispozita që mbrojnë vazhdimësinë e biznesit gjatë procedurës së falimentimi dhe shitjes së mundshme të biznesit si një vijimësi.
-Sistemi nuk parashikon ashpërsimin e masave ndaj debitorëve që refuzojnë të japin informacion ose që japin informata të rreme ndaj pjesëmarrësve në procesin e falimentimit.
-Ka disa elemente shumë të rëndësishme të një sistemi modern falimentimi që
nuk pasqyrohen në ligjin aktual.
-Ka një rregullim minimal për administratorët e falimentimit dhe për
Agjencinë, e cila ka funksione të paqarta.
-Ka mungesë parashikimesh për insolvencën ndërkufitare./monitor
Është shoqëruar me debate të ashpra mbledhje e djeshme e Kom...
Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur sot në orët e para të ...
Kryeministri Edi Rama ka nisur të mobilizojë deputetët për v...
E Diela e Përgjakshme qe një incident i tmerrshëm që ndodhi ...
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjes...
Deputetja Majlinda Bregu ka reaguar pas publikimit të vidoe-...
Video shokuese e publikuar sot nga emisioni investigativ Sto...
Anjeza Shabani administratorja e një kopshti privat në Tiran...
Anjeza Shabani , pronarja “monstër” që u denoncua sot nga em...
Një zjarr ka shpërthyer në katin e parë, në një prej dhomave...
Ministria e Kulturës ka shpallur tenderin për rindërtimin e ...
Portali i drejtuar nga Artur Zheji ka hedhur akuza mbi gazet...
Bashkëmeshimi panegjirik në Kishën e Hirshme të Shën Minait,...
Një video me pamje shokuse është transmetuar mbrëmjen e sotm...
Tajar Bregasi, vëllai i Luan Bregasit ka “goditur” sërish du...
Sot në pasdite është lëshuar meteo-alarmi në Beograd, sepse ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...