web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Vangjel Dule nga Korça: Ka ende kohë për të gjetur kompromisin

18 Qershor 2016, 12:50, Aktualitet CNA

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, ishte sot në qytetin e Korçës, ku foli për zhvillimet lidhur me Reformën në Drejtësi.

Dule tha se PBDNJ ka një qëndrim të qartë për Reformën në Drejtësi, ajo është e vonuar dhe duhet të kishte hyrë në fuqi me kohë. Kreu i PBDNJ ka vlerësuar ecurinë e deritanishme, përveç ngërçit të krijuar për rekomandimin 88 të Venecias.

?Per reformen ne drejtesi PBDNj ka nje qendrim te qarte. Jemi te vonuar duhet te kishte hyre ne fuqi kohe me pare. Vleresojmë ecurine e deritanishme. Ka mbetur vetem nje ceshtje ( amendamenti 88) e pazgjidhur. Me vullnet te mire dhe negocim nga aleatet nderkombetare mumd te arrihet kompromisi i fundit?, tha Dule

Më tej, Dule tha se ka ende kohë për të arritur një kompromis lidhur me ngërçin e krijuar. Sipas tij, Reforma në Drejtësi duhet të votohet nga të gjithë dhe PBDNJ nuk e përjashton veten.

“Cdo projektligj qe hyn ne parlament eshte objekt diskutimesh. Kjo do te thote qe edhe 24 ore para se projektligji te hyje ne seance plenare mund te gjendet kompromisi. Ekziston koha per nje produkt te arrire ne drejtesi e cila nuk eshte e vetmja qe pengon sepse probleme ka dhe jeta politike. Reforma ne drejtesi duhet te votohet prej te gjitheve dhe ne nuk e perjashtojme veten nga kjo?, tha ai





Lajmet e fundit nga