web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Adresa e Ministrisë së Jashtme, në rrugën me emrin e një të huaje pa asnjë lidhje me Shqipërinë

18 Qershor 2016, 18:24, Aktualitet CNA

*Politikën e jashtme të një vendi mund ta kuptosh duke u nisur që nga emri i rrugës ku gjendet selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të tij. Në Serbi, në Beograd gjendet në Rrugën ?Kneza Milosha?. Kjo rrugë mban emrin e Princit Milosh Obrenoviç (1780-1860), i cili ishte në kre të Serbisë kur ajo u bë principatë autonome, në 1830.
Në Greqi, në Athinë, selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme është në Bulevardin Vasilissis Sofias (Mbretëresha Sofia) Kjo ishte motra e Kajzerit gjerman Ëilhelm II dhe gruaja e Mbretit Konstantin I të Greqisë. Konstantini I dhe Sofia mbretëruan në periudhën më nacionaliste të shtetit grek, në kohën e luftrave ballkanike (1912-13) kur Greqia e zgjeroi shumë territorin e saj, si dhe në kohën e Luftës Greko-Turke të viteve 1919-22, kur Greqia u mundua të realizonte Idenë e Madhe nacionaliste të zgjerimit të kufijve të saj shtetërorë thellë në Anadoll, deri pranë Ankarasë, kryeqytetit të sotëm turk.
Në Maqedoni, në Shkup, selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme është në Bulevardin ?Filip II i Maqedonisë?, emër që nuk ka nevojë për shpjegim.
Në Malin e Zi, selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme është në Bulevardin ?Stanka Dragojevica?. Stanka Dragojeviç (1893-1933) Ky në fakt është një komunist malazez, por nga ata komunistë jugosllavë që ishin më nacionalistë se nacionalistët. I dëbuar nga Mali i Zi për veprimtari revolucionare para Luftës së Parë Botërore, ai shkoi në Serbi ku në kohën e Luftës së Parë Ballkanike, në 1912, iu bashkua Ushtrisë Serbe dhe luftoi në Kosovë e Maqedoninë e sotme.
Në Prishtinë selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme është në rrugën ?Luan Haradinaj?, një luftëtar i njohur i UÇK-së.
Në Shqipëri, në Tiranë selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme është në rrugën ?Zhan D? Ark?. Jeanne D? Arc nuk ka pasur asnjë lidhje me Shqipërinë, madje me siguri që nuk dinte për ekzistencën e saj. Ajo luftoi për çlirimin e Francës nga pushtuesit anglezë. Shqipëria nuk ka përfituar as tërthorazi nga veprimtaria e saj. Është e vërtetë se edhe në Paris ka një shesh me emrin e Skënderbeut, por ai nuk është aq i rëndësishëm për kryeqytetin francez sa Rruga ?Zhan D? Ark? në Tiranë. Përveç kësaj Franca përfitoi tërthorazi nga lufta e Skënderbeut, sepse ai ndali agresionin turk ndaj Europës Perëndimore.
Gjithsesi, në Tiranë nuk iu vu një rruge emri ?Zhan D? Ark?, për shkak se një shesh në Paris mori emrin e Skënderbeut. Rruga ishte emërtuar me emrin e liderit komunist francez Marsel Kashen në kohën e diktaturës komuniste dhe pas ardhjes së PD-së në pushtet, u emërtua personalisht nga Presidenti Berisha me emrin ?Zhan D? Ark?.
Emrat kanë simbolikën e tyre. Kur shqyrton politikën e jashtme të Shqipërisë e kupton se nuk është rastësi që selia e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjendet në një rrugë që ka emërtim pa asnjë konotacion që ka të bëjë me historinë kombëtare shqiptare. Kancelaritë e huaja, që përpunojnë politikën e jashtme të vendeve përkatëse, nuk mund të mos nxjerrin përfundimin e tyre nga ky fakt.

*Titulli origjinal: Adresa e Ministrisë së Punëve të Jashtme në vendet e Ballkanit është në rrugë me emra nacionalistë, në Tiranë është në një rrugë që mban emrin e një të huaje pa asnjë lidhje me Shqipërinë





Lajmet e fundit nga