web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagosje me armë zjarri/ Policia arreston 23 vjeçarin

15 Qershor 2016, 08:58, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka zbardhur detaje të reja për ngjarjen e mbrëmshme ku një person mbeti i plagosur për shkak se u qëllua me armë zjarri.

Burime nga policia thanë se  është arrestuar shtetasi Edmond Maskaj, 23 vjeç, banues në fshatin Hysoverdh ? Vlorë si dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Z., banues në Vlorë.

Arrestimi i shtetasit Edmond Maskaj dhe shpallja në kërkim e shtetasit E.Z, u bë për arsye se mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:15, në lokalin eurolloto “Goxhaj” në lagjen “Lef Sallata”, pas një konflikti për motive të dobëta (të çastit), shtetasi E.Z., ka plagosur rëndë me armë zjarri “pistoletë” në këmbë shtetasin Rr. M., 37 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri” Vlorë, i cili për pasojë u dërgua në Spitalin Rajonal për të marrë ndihmë mjekësore, jasht rrezikut për jetën.

Shtetasi Edmond Maskaj, i përfshirë në këtë konflikt është poseduesi i armës së zjarrit tip “Pistoletë-Glock”, 1 krëhër me 13 fishekë të kalibrit 9 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve”, në ngarkim të këtyre dy shtetasve.

 





Lajmet e fundit nga