Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Do të inicioj kërkesën për shkarkimin e ministres Paunoviç
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Opozita po kalon orët e saj më të vështira që prej kohës kur Lulzim Basha ka marrë kryesimin e saj tre vite më parë.
Shigjetat për selinë blu po vijnë njëra pas tjetrës.
Uashingtoni e shënjoi më së fundi si përgjegjëse për mosarritjen e marëveshjes për reformën në drejtësi.
Brukseli duket edhe më i ashpër dhe është futur në një konflikt verbal me selinë Blu.
Të dy së bashku e kanë fshikulluar zvarritjen e gjatë të negociatave që u bëri dyshja Berisha ?Basha dhe më në fund kanë vënë gishtin mbi ?fajtorin? e vërtetë që nuk e pranoi draftin e ndërkombëtarëve.
Pavarësisht nga loja se kush ka nisur emailin e fundit, pavarësisht nga deklaratat se ?po u plotësua dhe ky kusht ne votojmë?, ndërkombëtarët kanë dhënë verdiktin duke kaluar nga roli i një arbitri pasiv, në atë të një gjykatësi të angazhuar.
Ata madje e kanë hedhur tej mantelin diplomatik duke theksuar se PD ndryshe nga qeveria, nuk u tregua fleksibël, se ata mbështesin idenë e Ramës për ta çuar draftin drejt kuvendit dhe i kanë dhënë një sinjal (të paimagjinushëm) deputetëve të opozitës, për të shkuar drejt votimit, në kundërshtim me vullnetin e liderëve të saj.
Më keq nuk ka se ku bëhet.
Për momentin duket se Basha ka humbur përfundimisht statusin e të përkëdhelurit të ndërkombëtarëve, që edhe pas 21 janarit vazhdonin ta konsideronin një ?yll në ngritje?.
Ai ka rindezur më shumë së kurrë polemikat nëse është lideri i vërtetë i demokratëve.
Ai po fajësohet sot, përpos të tjerave edhe për mungesë sinqeriteti. Tashmë kur duket sikur fati i reformës në drejtësi për PD-në është vendosur, ai po akuzohet edhe pa burrërri. Shumëkush mendon se nëse e kish të paracaktuar vendimin përfundimtar, ai nuk duhej ta zgjaste për 18 muaj farsën e angazhimit për bërjen e reformës.
E gjithë kjo situatë aspak për tu pasur zili për liderin opozitar bëhet edhe më e keqe, po të kihet parasysh mjedisi ynë krejtësisht armiqësor ndaj çdo opozite.
Kështu qeveria ka filluar ti fryjë tamburëve të një veprimi që do të ketë kosto elektoralisht të papërballueshme për PD-në.
Mediat e kontrolluara nga Rama (pothuajse të gjitha dmth) kanë nxituar ti hiperbolizojnë deklaratat e ndërkombëtarëve.
Këta të fundit, vetë e kanë flakur tej gjuhën e drunjtë për të goditur opozitën duke harruar se nëse e bëjnë këtë, duhet të përdorin të njëjtën masë dhe të njëjtën peshë edhe për krimet e qeverisë (kjo në fakt pothuajse nuk ndodh asnjëherë).
E gjithë kjo situatë të krijon idenë se gjendja e opozitës është e pashpresë.
Por, në fakt, nuk është krejtësisht kështu.
Po të bëjmë një krahasim me të shkuarën opozita e djathtë ka kaluar nëpër të njëjtin kalvar edhe në vitet 1998- 2001, kur ishte izoluar nga perendimorët pas 14 shtatorit, kur ishte përjashtuar nga ekranet e qeverisë edhe atëherë çduditërisht të kontrolluara nga e njëjta dyshe, Meta-Rama, kur i vidheshin votat nën indiferencën e frikshme të vëzhguesve të huaj dhe qytetarëve vendas.
Por, me vetitë prej magjistari të lindur, Berisha diti të ringrihet mes hirit që kishte krijuar vetë.
Duke kërkuar ndjesë për të shkuarën, duke shpallur aksionin e duarve të pastra, duke rimbledhur të larguarit nga PD-ja dhe duke themeluar KOPI-n, ai arriti tu rrëfejë shqiptarëve një fabul të re. Fabulën që e riktheu në pushtet.
Pikërisht kjo i mungon sot Lulzim Bashës. Problemi i tij real, nuk është se i janë larguar mediat tradicionale të bleshme dhe të shitshme nga çdo qeveri. Problem i tij nuk është konflikti i ashpër që ka aktualisht me Brukselin dhe Uashingtonin për reformën në drejtësi.
Të gjitha këto janë beteja të humbura. Madje thellë. Madje më rëndë edhe se zgjedhjet e vitit të shkuar, të parat për të në krye të PD-së.
Por, në fund të fundit, ato janë beteja që nuk thonë asgjë për fatin final të luftës.
Më shumë se humbja e tyre atë e penalizon shpikja e një fabule të re. Koherente dhe të pranueshme. Që rishikon të shkuarën, që denoncon klientët e sotëm të Ramës, të njëjtit me ata të qeverisë së djeshme dhe që propozon figura shpresëdhënëse.
Pa këtë kapitull të ri, Lulzim Basha do ta ketë pothuajse të pamundur. Pa nisur atë, ai do ti ketë mbi supe të gjithë, edhe mjedisin antiopozitar, edhe TV e shndërruara në biznese familjare edhe diplomatët që sportin më të lehtë kanë goditjen e opozitës.
Por, pavarësisht nga këta faktorë, fatkeqësisht të pandryshueshëm, Basha problemin duhet ta shohë te vetja. Pasi ai s?do ta nxjerrë dot PD-në nga çarku ku e kanë mbërthyer, pa treguar një fabul të re./lapsi
Komisioni Qendor i Zgjedhjeve ka vendosur me 7 vota pro kali...
Një shqiptar i kërkuar për vrasje të dyfishtë në Shqipëri e ...
Policia e Kavajës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit n...
Në dëshminë para prokurorëve dje, Haki Çako ka konfirmuar se...
Pavarësisht se duke filluar nga data 01 janar 2015 ka përfun...
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, gj...
Informaliteti është një nga pengesat kryesore për të gjitha ...
Tre persona janë proceduar penalisht në kuadër të operacioni...
Florenc Çapja, Ardian Çapja dhe Bledar Muça ajnë arrestuar s...
Përplasjet mes Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste pë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Trianës pasi ...
Kompjuteri dhe laptopi i Haki Çakos,të sekuestruara nga grup...
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka nisur një takim...
Zbardhet dinamika e ngjarjes së pasdites së djeshme që ka te...
Miriem Musollarin, nga fshati Lozhan i Maliqit është dënuar ...
Mustafa Nano ka komentuar në studion e tij në Zululand Refor...
8291 rrënjë kanabis janë asgjësuar në Kolonjë dhe Mallakastë...
Më poshtë po sjellim një bisedë që ka pasur Agron Prebibaj, ...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar hetimet për for...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...