I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Mjerimi kosovar. Mbijetesa me një ndihmë sociale.
Familja Dibovi nga Lipjani janë në hall për bukë dhe veshmbathje. Fëmijët shpesh shkojnë në shkollë të pangrënë, sepse nuk kanë çfarë të hanë. Nënë Fazilja apelon për ndihmë
Familja Dibovi po e kalojnë jetën në kushte të vështira ekonomike sociale, duke u përballur me mbijetesën. Dy prindërit e pesë fëmijëve nuk kanë mundësi të punojnë, kurse ata janë bërë barrë e institucioneve të vendit, duke përfituar një ndihmë sociale në vlerë prej 102 eurove. Por, as kjo shumë nuk ka zbutur varfërinë në këtë familje. Ndërsa, sipas kryefamiljares në këtë shtëpi Fazile Dibovi, ballafaqimi me jetën në këtë mënyrë është shumë i vështirë. Duke u preokupuar me realitetin prekës, atë e gjetëm të ulur para shtëpisë së saj në fshatin Sllovijë , komuna e Lipjanit, përderisa ajo ishte zhytur në kujtime të thella. Gjatë bisedës me të, ne mësuam se asaj i ndodh kështu shpesh që të zhytet në mendime dhe të mos shohë asgjë përreth. Dibovi pohon se mungesa e gjërave elementare shumë herë edhe ia zënë frymën, e veçanërisht kur ajo ballafaqohet me kërkesa të fëmijëve . Ndërkohë, sipas saj, edhe shtëpia e ndërtuar falë bamirëseve tani nuk është e mjaftueshme për shtatë anëtarët e familjes,kurse vetë pohon se nuk kanë mundësi të bëjnë zgjidhje, shkruan sot gazeta “Kosova Sot”.
102 euro në muaj nuk dalin as për bukë
?Jeta me 102 euro në muaj për gjithë këtë numër anëtaresh është pamjaftueshme?,është shprehur ajo, duke pohuar se jo rrallëherë vjen në pikëpyetje edhe mungesa e ushqimit, mungesa e veshmbathjes, por edhe e gjithçkaje që e plotëson një jetë njeriu?, shprehet ajo. Përveç problemit të ushqimit, Fazilja thotë se aq e ka problem edhe mungesën e veshmbathjeve.?Nuk mundesh t?i dërgosh fëmijët në shkollë të zbathur e të zhveshur. Ata janë të rritur dhe ua kanë lakmi bashkëmoshatarëve të tyre. Është ky edhe një preokupim tjetër i imi, sepse fëmijët janë të rinj dhe se kanë nevojë për t?u veshur e për t?u mbathur, sikurse edhe fëmijët e tjerë. Por, kjo po iu mungon atyre ?, tha ajo. Si zonjë e shtëpisë, ajo pohon se e ka edhe një hall më shumë se çka t?u përgatisë fëmijëve, kur nuk ka se çka të përgatisë.? Tani, në këtë muaj të Ramazanit më është shtuar edhe një hall më shumë. Nuk kemi as gjerat elementare, po e përsëris edhe njëherë se kemi nevojë për gjithçka. Andaj, të shtrënguar nga kjo gjendje e rëndë ekonomike po apeloj për ndihmë. Me të vërtetë jemi në hall nuk di se nga t?ia mbajmë?, është shprehur ndër të tjera kjo zonjë e përvuajtur nga jeta.
Ajo thotë se, përveç ushqimit dhe veshmbathjes që janë në mungesë të tyre, hallin e ka se si ta zgjerojë shtëpinë, ngase të shtatë anëtarët e familjes jetojnë vetëm në dy dhoma. ?Fëmijët po rriten dhe tani si kurrë më parë kemi nevojë për zgjerim të ambientit. Të paktën edhe për dy dhoma. Por,kjo pa na ndihmuar dikush, mendoj se do të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar?, ka nënvizuar Fazilja.
Fëmijët shkojnë në shkollë të uritur
Fazilja thekson se katër fëmijë i ka ë shkollë, por ajo mërzitet kur ata i nis pa u dhënë edhe ndonjë centë të vetëm, përderisa ka shtuar se ka pasur raste kur edhe i ka dërguar edhe pa ngrenë e pa pirë gjë.?Është gjeja më e vështirë që mund të përjetojë dikush. Por, çfarë të bëjmë, nuk kemi mundësi të bëjmë më shumë?, theksoi ndër të tjera ajo. E humbur në kujtime, ajo lutej për ditë më të mira,përderisa thoshte se hëpërhë janë të paarritshme.?Ndoshta një ditë do të bëhet mirë, por tash për tash është realitet i hidhur ky?,u shpreh ajo me lot në sy. Ndërkohë, Suadi, djali i vogël njëvjeçar i saj, sigurisht se nuk ishte i njoftuar për hallet e nënës së tij. Ai po qëndronte në krahët e nënës,përderisa jeta që zhvillohej jashtë ambienteve të kësaj shtëpie i bënte përshtypje më shumë se biseda që zhvillohej aty. Fazilja nuk di se çfarë të bëjë në këto kushte të rënda. Ajo lut të gjithë njerëzit qëllim-mirë që t?i ndihmojnë me aq sa kanë mundësi. ?Lutna të na ndihmoj dikush, nuk kemi asgjë, kemi mbetur pa kushte dhe në këto ditë Ramazani vështirë se po ia dalim?, ka thënë ajo.
Për të gjithë ata të cilët kanë mundësi t?i ndihmojnë kësaj familjeje këtë mund ta bëjnë në numrin 045 699 425
(Kosova Sot)
Ndërkohë që shumica e Popujve të Deteve vinin nga Egjeu ose ...
Shefi i misionit të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, ka nisur ...
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e...
Nga sot, Aleanca Kosova e Re, do të jetë pjesë e pushtetit n...
Kroacia gjendet në krizën më të thellë qeveritare, që prej p...
Analistët politikë thonë se një votë në favor të daljes së B...
Gjykata Penale e Tiranës ka shpallur arrest me burg për 27-v...
Gjykata e Tiranës ka reaguar pas akuzave të artikuluara mbrë...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj është shprehur se nuk do...
Ishte një ditë e ngarkuar shumë kjo e sotmja me lajme të mëd...
Deputeti Eduart Ndocaj gjatë këtyre ditëve ka shpalosur iden...
Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka reaguar lidhur me sulmet e ...
Kryetari i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve, Nikollaq Ner...
Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme komunikimet pë...
Aktivistë të lëvizjes studentore Për Universitetin dorëzuan ...
Gjykatësi Arjan Aliaj të cilin Kryeministri Edi Rama dhe Sai...
Shqiptarët e Maqedonisë duhet të ngulitin në mendje këto të ...
Deputeti Eduart Ndocaj është shprehur se misioni i tij në po...
Ish-Kryeministri Sali Berisha i është drejtuar me një thirrj...
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka deklaruar se gjyqtari ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...