web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Parcelat me drogë të denoncuara nga Citynews/ MPB: U asgjësuan 5 ditë më parë

6 Qershor 2016, 19:46, Aktualitet CNA

Ministria e Brendshme ka reaguar lidhur me rastin e denoncuar nga citynews një ditë më parë për parcelat me drogë në Berat. I njëjti rast u publikua sot nga ish-Kryeministri Sali Berisha.

Përmes një deklarate për mediat, Ministria e Punëve të Brendshme shprehet se parcela e denoncuar është asgjësuar nga Policia e Beratit 5 ditë më parë.

?Deputeti Berisha ka postuar disa foto në FB disa orë më parë me komentin se janë ara me kanabis të kultivuara në Plashnik të Beratit, nën mbrojtjen e Policisë.
Por, përmes fotove krahasuese, dallohet lehtësisht se bëhet fjalë për një parcelë me kanabis të asgjësuar 5 ditë më parë nga Policia. Aksioni është kryer nga Policia e Beratit në datë 1 qershor 2016 dhe sipas njoftimit që është shpërndarë dhe publikuar nga mediat, janë asgjësuar 10600 bimë narkotike?.

?Ndërkohë, u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit, shtetasi B.C, 53 vjeç, si dhe filloi procedimi penal për kryeplakun e fshatit, shtetasin A.T. 34 vjeç, për ?Moskallëzim krimi?, pikërisht për parcelën që Berisha thotë se është ?nën mbrojtjen? e Policisë?, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Më heret, deputeti i PD-së, Berisha, shkruante në statusin e tij Facebook: ?Ne arat e Edvin Shullazit dhe Saje qorrit ne Pleshnik, Berat, te cilat mbrohen direkt nga drejtori i Policise dhe shefi i komisariatit te Beratit. Sb?.

Lajmi nga citynews

Ekskluzive/ Foto nga plantacionet e drogës në Berat  





Lajmet e fundit nga