web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës zhvillon mbledhjen e parë/ Zgjidhen dy Zv.Rektorët

6 Qershor 2016, 19:20, Aktualitet CNA

Senati Akademik i Universitetit të Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme mbledhjen e parë. Fjala e hapjes u mbajt nga Prof. Dr. Mynyr Koni, Rektori i Universitetit të Tiranës, i cili lexoi Vendimin nr. 25/1, datë 27.04.2016, të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në UT për shpalljen e fituesve të anëtarëve të Senatit Akademik. Pa asnjë kundërshtim, u konstituan anëtarët e rinj të Senatit Akademik të UT-së.
Në fjalën e mbajtur, Prof. Koni u shpreh se sfidë për UT-në është zbatimi i Ligjit të ri të Arsimit të Lartë, përcaktimi i kritereve për pranimet në universitet, financimi etj.
Në këtë mbledhje të parë të Senatit Akademik e pranishme ishte dhe Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila në fjalën e saj përshëndetëse uroi gjithë anëtarët rinj të Senatit Akademik si dhe dekanët e zgjedhur.
Gjithashtu në këtë mbledhje u propozuan dhe u miratuan dy kandidaturat për postet e Zv/Rektorëve në UT. Pas votimit u vendos që Prof. Dr. Shezai Rrokaj të jetë Zv/Rektor për anën shkencore dhe Prof. Assoc. Dr. Bernard Dosti Zv/ Rektor për anën mësimore.





Lajmet e fundit nga