web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje nga atentati në Elbasan/ Vrasësit ndoqën ambulancën për të vrarë Bledar Muçën

6 Qershor 2016, 10:51, Aktualitet CNA

Një atentat me armë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Elbasan ku dyshohet se Bledar Muça ishte objektivi.

Ai së bashku me mikun e tij Florenc Çapja kanë qenë në një makinë tip Volkswagen, kur atentatorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt makinës duke plagosur me plumb në kokë Bledar Muçën.

Autorët i prenë rrugën me makinë automjetit ku ndodhej Muça dhe Çapja, ndërsa si pasojë e të shtënave me breshëri u plagos aksidentalisht edhe një punonjëse e policisë që po kalonte në rrugë, raporton Panorama

Atentatorët ndoqën më pas edhe ambulancën që po transportonte Bledar Muçën me synimin për ta eliminuar. Kjo gjë ngjall dyshime të forta se Muça ka qenë objektiv i atentatit.

Bledar Muça dhe Florenc Çapja mbetën të plagosur nga masakra e Elbasanit në shkurt të këtij viti.





08:49 Aktualitet

A bezdis Ben Blushi?

Nga Pëllumb KullaÇfarë solli Ben Blushi me protestën e tij q...

Lajmet e fundit nga